By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Java me bilanc tragjik në trafik, 9 persona humbën jetën në aksidente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Java me bilanc tragjik në trafik, 9 persona humbën jetën në aksidente
Kronika

Java me bilanc tragjik në trafik, 9 persona humbën jetën në aksidente

admin
Last updated: 23/07/2026 12:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Një javë e rëndë është regjistruar në rrugët e Kosovës dhe rajonit, ku në disa aksidente të ndodhura brenda pak ditësh kanë humbur jetën gjithsej 9 persona.

Ngjarjet tragjike kanë tronditur opinionin publik dhe kanë lënë pas dhimbje për familjet e viktimave, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtyre aksidenteve.

Bilanci më i rëndë u shënua në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku tre qytetarë të Kosovës humbën jetën.

Një tjetër aksident me pasoja fatale ndodhi në Istog, ku humbën jetën dy persona. Ngjarja e rëndë ka rikthyer edhe një herë shqetësimet për sigurinë në komunikacion dhe rreziqet që paraqesin aksidentet në rrugët e vendit.

Po ashtu, gjatë kësaj jave u raportuan edhe disa raste të tjera tragjike.

Në një vetaksident në afërsi të Komoranit, një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë u lënduan.

Në Shirokë të Suharekës, një 52-vjeçar vdiq pas një vetaksidenti, ndërsa një grua humbi jetën disa ditë pas një aksidenti të rëndë në Mitrovicë.

Një tjetër viktimë u regjistrua sot në aksidentin me fatalitet në Studime të Vushtrrisë, ku policia dha detaje për rrethanat e ngjarjes.

Brenda vetëm një jave, këto raste kanë marrë jetën e 9 personave, duke shënuar një bilanc të dhimbshëm dhe duke ngritur alarmin për kujdesin e shtuar në trafik.

Shpejtësia, pakujdesia dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në sigurinë rrugore vazhdojnë të jenë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda.

Autoritetet u kanë bërë thirrje vazhdimisht shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të tregojnë kujdes gjatë ngasjes dhe të shmangin sjelljet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

You Might Also Like

Kallëzim penal ndaj një personi nga Struga, ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 8 milionë denarë

Lëndohet një motoçiklist në një aksident në Shkup

Një e vdekur dhe disa lënduar në aksident trafiku në Studime të Vushtrrisë

Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, ngritet kallëzim penal kundër një personi

Arrestohet një person në Merdare për pengim të zyrtarit policor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ne e dimë pse jemi këtu”, Deschamps merr përgjigje nga gjyqtari që e kritikoi pas eliminimit nga Kupa e Botës
Next Article Mexhiti: Fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?