By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Maqedoni

Mexhiti: Fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

admin
Last updated: 23/07/2026 12:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga sot deri më 26 korrik, do të mbahet edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar muzikor “Çarshija”, i cili synon të shndërrohet në traditë të re kulturore për Çairin dhe Shkupin.

Festivali, nën drejtimin artistik të Inva Mulës dhe Deshira Ahmetit, sjell program me muzikë klasike, opera, flamenko dhe zhanre të tjera që ndërthurin traditën me interpretimin bashkëkohor.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në konferencën e mëngjesit njoftoi se ngjarjet do të zhvillohen në Suli Han dhe Kurshumli Han.

Duke folur për rëndësinë e manifestimit, Mexhiti theksoi:

“Çairi e pasuron kalendarin e vet kulturor me një ngjarje të re të rëndësishme. Nga sot deri më 26 korrik do të mbahet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor ‘Çarshija’, një iniciativë që synojmë ta kthejmë në traditë vjetore dhe ta zhvillojmë në një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Festivali do të mbahet në Suli Han dhe Kurshumli Han, dy monumente të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat për katër netë do të jenë mikpritëse të artistëve të njohur vendas dhe ndërkombëtarë.”

Ai shtoi se zgjedhja e këtyre hapësirave historike ka simbolikë të veçantë:

“Çarshia e Vjetër ka qenë gjithmonë vend takimi kulturash, njerëzish dhe historish. Prandaj besojmë se është hapësira ideale ku arti mund të marrë rol më të rëndësishëm në jetën publike dhe të krijojë lidhje natyrale mes trashëgimisë sonë dhe krijimtarisë bashkëkohore.”

Mexhiti theksoi se investimi në kulturë është thelbësor për zhvillimin e komunitetit lokal:

“Përmes këtyre projekteve krijojmë mundësi për artistët, u ofrojmë qytetarëve përmbajtje cilësore kulturore dhe njëkohësisht promovojmë identitetin kulturor e historik të Çairit dhe Shkupit. Synimi ynë është që festivali të zhvillohet në një platformë të qëndrueshme që çdo vit rritet në cilësi dhe përmbajtje, të tërheqë artistë e vizitorë nga rajoni dhe më gjerë, duke pasuruar ofertën kulturore të Shkupit.”

Në prezantimin zyrtar të festivalit morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, si dhe artistet e operës Inva Mula dhe Deshira Ahmeti.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Java me bilanc tragjik në trafik, 9 persona humbën jetën në aksidente
Next Article Federata Franceze e Futbollit njofton datën e prezantimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i kombëtares
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?