By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë
Showbizz

Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë

admin
Last updated: 31/07/2026 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dua Lipa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të re kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View.

Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”.

Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe fton të gjithë ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.

Dua Lipa/Instagram

“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View”, shprehet këngëtarja në fillim të videos.

Më pas, ajo prezanton disa prej vendeve që kanë një domethënie të veçantë për të. Një prej ndalesave është libraria Dukagjini që e viziton sa herë ndodhet në Prishtinë, ku, siç tregon vetë, gjen gjithmonë një libër në gjuhën shqipe që nuk e ka lexuar më parë.

Dua Lipa/Instagram

Dua ndalet gjithashtu te disa restorante dhe bare të qytetit, për të cilat thotë se pasqyrojnë në mënyrën më të mirë kulturën shqiptare, por edhe jetën, energjinë dhe atmosferën karakteristike të Prishtinës.

Në fund të videos, artistja i kushton vëmendje edhe Sunny Hill Festival, të cilin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet.

Dua Lipa/Instagram

Ajo e prezanton festivalin si një nga vendet që mishëron frymën e qytetit dhe që mbledh çdo vit mijëra vizitorë e artistë.

Publikimi i videos përkon me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, duke promovuar njëkohësisht Prishtinën, kulturën e saj dhe mundësinë që tashmë qyteti të eksplorohet virtualisht përmes Google Maps Street View.

You Might Also Like

Britney Spears rrëfen komplikacionin pas Botox-it: Më la syrin të varur për katër javë

Nëntë vite – Adri dhe Iliriana publikojnë fotografi të rrallë nga fejesa

Sasa Hoda ironizon me situatën në Kuvend: Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi

Albina Kelmendi dhe Valon Vataj bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë të djalit

Humbja e peshës në masë ekstreme bëhet trend në Hollywood – pamja e aktores së re Jenna Ortega shkakton bujë në internet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka Popullore: Kamatat e kredive u ulën në 4,67 %, depozitat e reja sjellin 2,54 %
Next Article Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?