By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet se a është e vërtetë që është ndarë nga Ben Affleck
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet se a është e vërtetë që është ndarë nga Ben Affleck
Showbizz

Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet se a është e vërtetë që është ndarë nga Ben Affleck

admin
Last updated: 23/05/2024 10:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Jennifer Lopez më në fund u pyet në lidhje me spekulimet e vazhdueshme se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.

Interpretuesja e hitit “On The Floor”, 54 vjeçe, u godit me pyetjen e nxehtë gjatë një konference për shtyp për promovimin e filmit të saj të ri “Atlas” në Mexico City të mërkurën.

Në një video tashmë të bërë virale, një gazetar mashkull tronditi turmën kur i kërkoi Lopez të konfirmonte nëse “thashethemet e Ben Affleck ishin ‘të vërteta’”, shkruan DailyMail.

Ajo dukej e tensionuar ndërsa u përpoq të qeshte, ndërsa bashkë-aktori i saj në film, u hodh shpejt në mbrojtje të saj.

Lopez – e cila ende mbante unazën e saj të martesës në gisht – më pas e qortoi me shaka burrin. “Ti di të bësh më mirë se kaq”, tha ajo.

Lopez nuk u përpoq të mohonte thashethemet se martesa e saj e katërt është drejt shembjes.

Publiku duartrokiti J.Lo për mënyrën se si ajo e tejkaloi situatën, ndërsa një nga panelistët – Simu – paralajmëroi gazetarët e tjerë që të largoheshin nga ajo linjë e pyetjeve.

“Mos hyni këtu me atë energji, ju lutem”, tha aktori 35-vjeçar kanadez.

Në një moment tjetër gjatë prezantimit, Simu i doli sërish në mbrojtje Jennifer Lopezit, ndërsa tha: “Sikur të mund të përfundoja me një gjë. Jennifer është producente në këtë film dhe arsyeja pse jam këtu dhe arsyeja pse Sterling (K. Brown) ishte në këtë film të bukur ishte sepse Jen kujdeset. Jen kujdeset për gjëra të tilla si përfaqësimi dhe diversiteti – dhe ajo është një shefe”.

Ndërkohë, video e ndërveprimit u shpërnda në Instagram nga ElGordoyLaFlaca, ku fansat ndanë mendimet e tyre në pjesën e komenteve.

Disa menduan se Lopez dukej dukshëm e mërzitur dhe ‘e lënduar’ nga pyetja e gazetarit.

“Ajo duket shumë e lënduar kur i bëhet kjo pyetje. Ata thjesht duhet ta lënë atë të qetë”, shkroi një përdorues i Instagramit.

Një tjetër fanse iu lut mediave që të mos ‘hynin në jetën e saj’.

Ndërkohë, Affleck u fotografua në Los Angeles, Kaliforni me djalin e tij 12-vjeçar Samuel.

Aktori i filmit “Argo” dukej i gëzuar pavarësisht spekulimeve për martesën. Ai u fotografua duke buzëqeshur teksa shëtiti me djalin që e ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, 52 vjeçe.

Lopez është divorcuar tri herë. Martesa e parë e këngëtares ishte me aktorin kuban Ojani Noa, 49 vjeç, në vitin 1997. Ajo zgjati vetëm 11 muaj.

Ajo u martua përsëri me koreografin Cris Judd, 54 vjeç, në vitin 2001, por ata u divorcuan në vitin 2003.

Lopez mirëpriti në jetë binjakët e saj Max dhe Emme, tani 16 vjeç, gjatë martesës së saj 10-vjeçare me krijuesin latin të hiteve, Marc Anthony, 55 vjeç.

Ata u martuan në vitin 2004 pas ndarjes së parë tronditëse të Lopez me Affleckun po atë vit. Anthony dhe Lopez u ndanë në vitin 2011 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2014. 

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet shtetasi shqiptar
Next Article Atalanta, Juventus, Bologna: Çfarë rezultatesh i duhen Romës për të zënë vendin e 6-të që i dërgon në Ligën e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?