By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Jeto Green Coast”. Eventi qe mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së Real Estate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Jeto Green Coast”. Eventi qe mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së Real Estate
Shqipëri

“Jeto Green Coast”. Eventi qe mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së Real Estate

admin
Last updated: 01/10/2024 19:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pas një investimi rekord prej 1 miliard eurosh në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me destinacionet botërore, Green Coast ka prezantuar risitë dhe vizionin e së ardhmes përmes një eventi ekskluziv, që mblodhi bashkë partnerë të real estate nga vendi e bota. Ky event i dedikuar biznesit ofroi një mundësi unike për të eksploruar potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve dhe të ardhmen e turizmit në bregdetin shqiptar.

Gjatë eventit, CEO i Balfin Real Estate, Znj. Ledia Telhai, theksoi se Green Coast është projekti me ndikimin më të madh në Shqipëri. “Jemi krenarë që Green Coast ka transformuar dhe do të vijojë të transformojë një zonë tërheqëse të Shqipërisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. Ky projekt vjen i integruar në një ekosistem të plotë infrastrukture. Investimet si tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë projekte që lehtësojnë qasjen e turistëve dhe investitorëve në këtë zonë, duke rritur ndjeshëm aksesueshmërinë. Kjo infrastrukturë moderne është thelbësore për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm turistik, duke e vendosur Shqipërinë në një linjë të barabartë me destinacionet më të famshme të Mesdheut.”

Për një eksperiencë të plotë të jetës në Green Coast, të ftuarit vizituan pikat kyçe të projektit. Duke nisur nga zyra e shitjeve të Green Coast, e hapur së fundmi në Galeria by TEG, pjesëmarrësit u shoqëruan nga përfaqësues të projektit drejt qendrës së parë lifestyle në bregdetin shqiptar, La Vista, për t’u drejtuar më pas në shëtitoren buzë detit e për t’u njohur me historinë e pasur dhe mundësitë e shumta të investimit. Vizita vijoi me prezantimin e vilave më ekskluzive të fazës së parë tashmë të përfunduar e të shitur, duke nxjerrë kështu në pah potencialin e projektit në fazën e tij të dytë, ku përfshihen vilave të tipologjive të shumta e të larmishme, për t’iu përshtatur kërkesave të tregut.

Partnerë e bashkëpunëtorë në biznes u njohën kështu me faktorët që kanë tërhequr interesin e investitorëve dhe blerësve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Zvicra, Italia, Franca, dhe shtete të tjera të zhvilluara, duke e bërë Green Coast një nga projektet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Gjithashtu, Green Coast u shpalos përpara të ftuarve si një destinacion i mirëfilltë bregdetar dhe si një mënyrë e re jetese. Përmes një mbrëmjeje që solli copëza eksperiencash të ndërthurura me performanca artistike, muzikë, kulturë dhe traditë, Green Coast tregoi se është një vend ku ka jetë, gjallëri dhe aktivitete, një eksperiencë e plotë e jetesës mesdhetare.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Helmimi i 140 nxënësve në Shkup/ Në ëmbëlsira janë gjetur baktere
Next Article Shpërthejnë sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis sulme ndaj Izraelit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?