By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jo më “12345”: Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Jo më “12345”: Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta
Teknologji

Jo më “12345”: Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta

admin
Last updated: 29/04/2024 10:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja që thonë se pajisjet inteligjente duhet të plotësojnë standardet minimale të sigurisë.

Siç ka njoftuar Departamenti për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji në Mbretërinë e Bashkuar, masat për mbrojtje nga hakerët dhe sulmet kibernetike hyjnë në fuqi më 30 prill.

Kjo do të thotë se prodhuesve të telefonave, televizorëve dhe zileve inteligjente u kërkohet të mbrojnë pajisjet e lidhura me internet nga kriminelët kibernetikë, me përdoruesit e tyre që u kërkohet të ndryshojnë fjalëkalimet e zakonshme.

Bëhet e ditur se masat e reja pritet t’iu japin klientëve besim në blerje dhe përdorim të produkteve në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike është rritur, shkruan the Guardian.

“Zyra për Sigurinë dhe Standardet e Produkteve duhet t’i ofrojë industrisë udhëzime të qarta për të ndërmarrë veprime kundër prodhuesve që e shkelin ligjin, por ne gjithashtu presim që prodhuesit e pajisjeve inteligjente të veprojnë siç duhet”, tha Rocio Concha, drejtor i politikave dhe avokimit në Who?.

“Ndërsa jeta e përditshme varet gjithnjë e më shumë nga pajisjet me internet, kërcënimet e gjeneruara shumohen”, tha Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Jonathan Berry.

Sipas ministrit, tani konsumatorët do të kenë një qetësi më të madhe që pajisjet e tyre inteligjente janë të mbrojtura nga sulmet.

Ndryshe, ligjet janë pjesë e regjimit të sigurisë së produkteve dhe infrastrukturës së telekomunikacionit (PSTI) i cili synon ta mbrojë Mbretërinë e Bashkuar nga krimet kibernetike. 

You Might Also Like

Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I KUQ I FORTË
Next Article Rrahje mes dy grupeve në Ferizaj – arrestohen gjashtë persona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?