By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jo më fushatë për gjuhën shqipe! Duhet ta zyrtarizojmë në të gjithë Maqedoninë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Jo më fushatë për gjuhën shqipe! Duhet ta zyrtarizojmë në të gjithë Maqedoninë!
Opinione

Jo më fushatë për gjuhën shqipe! Duhet ta zyrtarizojmë në të gjithë Maqedoninë!

admin
Last updated: 12/12/2024 13:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga Astrit Gashi

Gjuha shqipe është një e drejtë e patjetërsueshme dhe duhet të mbrohet nga secili prej nesh, kudo që ndodhemi. Secili individ duhet të insistojë që dokumentet dhe komunikimet zyrtare të jenë të përkthyera në të dyja gjuhët (shqip dhe maqedonisht). Në rastet kur kjo nuk respektohet, duhet të ndërmerren hapa ligjorë për të sfiduar ligjshmërinë e dokumenteve që nuk përmbushin këtë standard.

Në rrethanat aktuale, deputetët shqiptarë përballen me sfida të mëdha, pasi shpesh janë të tejkaluar numerikisht nga votat e deputetëve maqedonas. Megjithatë, askush nuk i ka faj që nuk zgjedhin të rrethohen me njerëz të ndershëm e të përkushtuar, që punojnë vazhdimisht për avancimin e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve. Mjaft më me njerëz që punojnë kundër interesave shqiptare, të cilët ditën shfaqen si patriotë, ndërsa natën bashkëpunojnë me ata që kanë probleme me identitetin e tyre dhe janë kundër gjuhës sonë. Shokët e Sashës e kanë vendin në Shutkë!

Me rreth 30% të popullsisë që përbëhet nga shqiptarët, gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në çdo nivel dhe institucion, pa përjashtim. Në këtë drejtim, të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të vendosur në mbrojtjen e kësaj të drejte legjitime. Vetëm përmes unitetit dhe përkushtimit mund të sigurojmë barazinë e plotë gjuhësore dhe kulturore.

Gjykata Kushtetuese, deri më tani, nuk ka bërë asgjë konkrete; vetëm ka shtyrë çështjen, duke kërkuar një moment tjetër për diskutim. Mjaft më! Pozitë e opozitë sot nuk ka vend për lojëra politike kur është në pyetje gjuha shqipe!

Kjo nuk është çështje kompromisi, është një e drejtë që na takon!

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtetasi i Turqisë kapet duke transportuar emigrantë në Maqedoni, voziste “Golf” me targa të Shkupit
Next Article Votohen ndryshimet ligjore për përshpejtimin e ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10d

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?