By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jo rrudhat dhe thinjat, shenjat që tregojnë moshën e vërtetë të një gruaje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Jo rrudhat dhe thinjat, shenjat që tregojnë moshën e vërtetë të një gruaje
Life Style

Jo rrudhat dhe thinjat, shenjat që tregojnë moshën e vërtetë të një gruaje

admin
Last updated: 24/01/2025 08:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Jo vetëm rrudhat, flokët gri, duart dhe qafa zbulojnë moshën e vërtetë të një personi. Ka shumë shenja të tjera të plakjes që nuk vihen re në shikim të parë. Janë pikërisht disa detaje të tjera që i shtojnë më shumë vite gjinisë femërore. Ne jemi të sigurt që ndryshimet gjatë plakjes nuk e shkatërrojnë një grua, por i japin asaj një bukuri dhe joshje të veçantë.

Mirëpo, njohja e këtyre ndryshimeve mund të jetë e dobishme, prandaj më poshtë mund të lexoni një listë me shenja delikate, por shumë demostrative që zbulojnë moshën e vërtetë të grave:

Balli bëhet i sheshtë

Balli mund t’ju ”tradhëtojë’’, sepse me kalimin e moshës, ai bëhet më i sheshtë, edhe pse mbetet i lëmuar, balli tregon moshën e vërtetë të një gruaje.

Buzët bëhet më të thata dhe e humbasin madhësinë e tyre

Fatkeqësisht, forma e buzëve tuaja ndryshon me kalimin e viteve. Ato e humbasin madhësinë e tyre, bëhen më të thata dhe krijohen të ashtuquajturat rrudha rreth tyre. Buzët që dikur ishin të lëngshme, të plota dhe sensuale bëhen vizualisht më të vogla dhe të holla.

Kërthiza ndryshon gjithashtu

Kjo pjesë e trupit mund të ndryshojë pamjen e saj origjinale me moshën për shkak të ndryshimit në peshë, piercing dhe pas lindjes së fëmijëve.

Rrathët e syve bëhen më të dukshëm

Shtresa nënlëkurore e yndyrës bëhet më e hollë për shkak të prodhimit të ulët të kolagjenit pas moshës 30 vjeç. Lëkura rreth syve humbet densitetin e saj, bëhet më transparente dhe fillon të tregojë enët e gjakut, gjë që çon më pas në shfaqjen e rrathëve të errët nën sy.

Rritet llapa e veshit

Llapat e veshëve janë gjithashtu një tregues i moshës, ashtu si duart dhe qafa. Sado befasuese është, gratë kujdesen për to shumë më pak sesa për pjesët e tjera të trupit. Fatkeqësisht, llapat e veshëve gjithashtu humbasin shtresën e hollë të yndyrës dhe elasticitetin e tyre. Si rezultat, ato zmadhohen.

Bien vetullat

Kur jemi të rinj, tensioni i mirë i lëkurës i mban vetullat në vend dhe nuk i lejon ato të “rrëshqasin” poshtë. Por me kalimin e moshës, kolagjeni që mban elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës sonë nuk prodhohet më aq aktivisht dhe muskujt e fytyrës dobësohen dhe bien për shkak të gravitetit. Si rezultat, vetullat tona gradualisht lëvizin poshtë, duke u shtypur nga ata muskuj dhe fillojnë të varen mbi sytë tanë, gjë që i jep fytyrës tonë një pamje të zemëruar.

Përmbyset “trekëndëshi i rinisë”

Kur jemi të rinj, forma e fytyrës sonë të kujton një trekëndësh me majën e drejtuar poshtë dhe bazën përgjatë ballit. Quhet thjesht “trekëndëshi i rinisë”. Por situata ndryshon me moshën – ai kthehet përmbys me bazën e saj poshtë. Shtresa nënlëkurore e dhjamit “rrëshqet” poshtë fytyrës me kalimin e viteve, faqet humbin elasticitetin e tyre të mëparshëm. Si rezultat, ne nuk dukemi më të rinj si më parë.

Lëkura zbehet dhe humbet shkëlqimin e saj

Është e pamundur të mos vësh re se fytyra humbet pamjen e saj të shëndetshme dhe me shkëlqim, dhe bëhet më e zbehtë me kalimin e moshës. Arsyeja kryesore është sinteza e zvogëluar e kolagjenit dhe elastinës. Gjithashtu, kujdesi i pamjaftueshëm ose i papërshtatshëm, mungesa e gjumit, lodhja, një dietë e sëmurë dhe zakone të këqija kontribuojnë edhe në këtë proces.

You Might Also Like

Shenjat që tregojnë se një person është xheloz për ju

Si të mos ju dalë këmisha nga pantallonat: 5 mënyra shumë praktike

Mësojeni veten si të jeni pozitivë

Nëse partneri juaj bën këto 6 gjeste, ai ju do çmendurisht

Disa hapa për të larguar lodhjen në ditët e dimrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ja sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku flejnë foshnjat
Next Article Qumështi i bletëve dhe efektet e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?