By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kalendari i punimeve, Zhupa: Parlamenti po përdoret si aset elektoral
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kalendari i punimeve, Zhupa: Parlamenti po përdoret si aset elektoral
Shqipëri

Kalendari i punimeve, Zhupa: Parlamenti po përdoret si aset elektoral

admin
Last updated: 30/01/2025 15:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me akuza nga ana e opozitës kundrejt mazhorancës ndërsa u diskutua kalendari i punimeve të Kuvendit, për të cilin nuk u ra dakord në Konferencën e Kryetarëve.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, theksoi në fjalën e saj se deputetët e Partisë Socialiste po fusin në kalendar dhe në programin e punës së Kuvendit, projektligje që reflektojnë ligjvënie elektorale.

“Ju jeni duke përdorur parlamentin dhe kartonët e deputetëve për të kaluar ligji që i shërbejnë grupeve të caktuara shoqërore si oligarkët në rastin e ligjit të Klosit apo siç keni futur në një korsi të shpejtë ligjin “Paketa e Maleve” për të dhënë 100 grante elektorale në emër të votës për PS. Ua bëra me dije dhe e kam rishikuar edhe një herë kalendarin dhe programin e datës 20 janar. Keni futur në projekt program ‘Paketën e Maleve” pa datë sepse kishit parashikuar një datë boshe në protokollin e parlamentit datën 10 janar, sepse sipas jush nuk futet në periudhë zgjedhore. Së pari keni falsifikuar dhe pikë së dyti do ta miratoni brenda 4-mujorit që e ndalon Kodi Zgjedhor”, tha Zhupa.

Deputetja e PD-së theksoi më tej se mazhoranca “po e përdor këtë parlament si aset elektoral. Po kthehen edhe deputetët në firmosës të fondeve publike me qëllim dhënien e votës së PS-së”.

“100 grante parashikon Paketa e Maleve 100 grupe të caktuara të përzgjedhur nga PS për të marrë pjesë nga kjo “Paketa e Maleve” që mund ta quani shumë mirë Rilindja e Maleve sepse do të jetë në funksion të Rilindjes suaj”, tha Zhupa.

Zhupa shtoi se në Konferencën e Kryetarëve kanë kërkuar që të kenë prioritet iniciativat e deputetëve, sidomos të opozitës që kanë deri në 2 vite aty dhe nuk e gjejnë kurrë korsinë për t’u shqyrtuar në komisione.

“Ato janë ligje për t’i dhënë minimumin jetik shqiptarëve, janë ligje që anulojnë koncesionet tuaja, janë ligje që u japin dëmshpërblimet të përmbyturve nga përmbytjet. Parashikoni të fusni dhe ne t’i miratojmë. Ligje që do ti përdorni si kartë elektorale për fushatën e 11 majit. Kjo ishte arsyeja që ne ju kemi votuar kundër në Konferencën e Kryetarëve”, tha Zhupa.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas, Spiropali: Kontribuoi në bashkëjetesën fetare
Next Article “Projektligje për qëllime elektorale”, Peleshi i përgjigjet Zhupës: Tymnajë, kalendari kalon procedurë parlamentare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?