By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë
Bota

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

admin
Last updated: 31/07/2026 18:56
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Morinë, 31 korrik Zhurnal.mk – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Morinës, në aksin Shqipëri-Kosovë. Kolona ka arritur rreth 10 kilometra, ndërsa udhëtarët po presin nga 30 minuta deri në një orë për të kaluar kufirin.

Fluksi i madh i pushuesve gjatë sezonit veror ka sjellë vonesa, ndërsa temperaturat e larta po e bëjnë më të vështirë pritjen për qytetarët. Situata është rënduar edhe nga një pengesë në Rrugën e Kombit. Një karroceri kamioni e djegur ka mbetur prej dy ditësh në njërën korsi të rrugës, rreth një kilometër larg pikës kufitare të Morinës, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke shtuar radhët.

Përveç fluksit të lartë të mjeteve, vonesat janë shkaktuar edhe nga kontrollet në kufi dhe kufizimet për mjetet e tonazhit të rëndë në Kosovë. Autoritetet kosovare po punojnë me shtatë sportele për të përpunuar automjetet, por numri i madh i udhëtarëve vijon të krijojë pritje të gjata. Qytetarët kërkojnë largimin sa më të shpejtë të pengesave dhe menaxhim më të mirë të situatës në këtë pikë kufitare.

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Spanja zotohet për riatdhesime të shpejta të migrantëve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit
Next Article Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?