By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kandidatura për lider të LSDM-së do të parashtrojnë Filipçe, Petrovska dhe Despotovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kandidatura për lider të LSDM-së do të parashtrojnë Filipçe, Petrovska dhe Despotovski
Maqedoni

Kandidatura për lider të LSDM-së do të parashtrojnë Filipçe, Petrovska dhe Despotovski

admin
Last updated: 05/06/2024 07:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 qershor – Kandidatura për kryetar të LSDM-së gjatë ditës së sotme pritet të parashtrojnë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet aktual, Venko Filipçe dhe ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputete aktuale, Sllavjanka Petrovska.

Kandidaturë do të parashtrojë edhe drejtori aktual i ZZHTI-së, Jovan Despotovski pasi që sot para mediumeve do ta shpalosë programin e vet.

“Fillim i ri, LSDM e re është programi me të cilin e kërkoj mbështetjen për kryetar të LSDM-së. Në fokus të këtij programi janë njerëzit. Ky program bashkon, ndërkaq nuk favorizon, dhe në të cilin do të ketë vend për të gjitha propozimet dhe idetë e njerëzve të cilët sinqerisht do të investojnë në LSDM-në e re për ta ngritur integritetin dhe për të përfituar vendin që e meriton”, qëndron në ftesën për konferencë për shtyp të Despotovskit.

Në mediume, si kandidat i mundshëm për vendin e liderit në LSDM përmendej edhe drejtori aktual i Drejtorisë së doganave, Stefan Bogoev, por deri më tani nuk ka vërtetim zyrtar.

Procedura për kandidim filloi më 31 maj dhe zgjatë deri nesër. Të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së të cilët i përmbushin kriteret dhe vlerat, normat morale dhe etike.

Për kandidat për kryetar të LSDM-së mund të kandidojël personi me së paku pesë vite anëtarësim në LSDM i cili së paku njëherë ka qenë i zgjedhur nga ana e Kongresit të LSDM-së për anëtar të ndonjërit prej organeve të partisë.

Këshillat brendapartiak janë caktuar për më 30 qershor, ndërsa pasojnë pas dorëheqjes së liderit Dimitar Kovaçevski, i cili pas humbjes në zgjehdjet parlamentare dha dorëheqje së bashku me kryesinë e partisë. LSDM të dielën, më 9 qershor do të mbajë edhe Kongres llogaridhënës ku do të analizohen shkaqet e rezultatit zgjedhor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski do ta fitojë mandatin një ditë para skadimit të afatit, përgatitje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive
Next Article Mot me diell dhe vranët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?