By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karakaçi: Shqipëria drejt “Shoqërisë gigabit”, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karakaçi: Shqipëria drejt “Shoqërisë gigabit”, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G
Shqipëri

Karakaçi: Shqipëria drejt “Shoqërisë gigabit”, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

admin
Last updated: 24/06/2026 11:38
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se “Shqipëria po punon për të harmonizuar zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimit Europian me synim ndërtimin e rrjeteve moderne me fibër optike deri te përdoruesi fundor dhe mbulim të avancuar 5G në përputhje me objektivat e Bashkimit Europian për vitin 2030″.

Në fjalën e tij në gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e prezantimit të infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, Karakaçi tha se sipas këtij rrjeti përdoruesit fundorë në vendet fikse do të jenë të mbuluar nga një rrjet gigabit deri në pikën e përfundimit të rrjetit.

Sipas tij, objektivi është ndërtimi i një “shoqërie gigabit” në Shqipëri, ku qytetarët dhe bizneset të kenë akses në internet me shpejtësi të lartë në të gjithë territorin e tij.

Patjetër, vijoi Karakaçi, që Ministria në zbatim të dhe vizionit të Kryeministrit për një “shoqëri gigabit” edhe në mbështetje të ofrimit të shërbimeve digjitale në sektorin publik dhe privat, ka hartuar kuadrin e plotë ligjor dhe nënligjor për rrjete më të shpejta, më të sigurta dhe më të qëndrueshme, të përfaqësuara ndërmjet të tjerave nga: Ligji 54/2014 për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, që bën përafrimin e plotë të Kodit Europian të Komunikimeve Elektronike dhe vendos si objektiv ndërtimin e rrjeteve të kapaciteteve të larta të komunikimit, që parashikon shpejtësi komunikimi mbi 100 megabit për sekondë.

“Ligji 120/2016 për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë të lartë, që vendos bazat për të ulur kostot dhe përshpejtuar investimet në infrastrukturën dixhitale përmes thjeshtimit të procedurave, koordinimit institucional dhe zbatimit të parimit “gërmo vetëm një herë”. Gjithashtu, ndryshimi në VKM-në për lejet e zhvillimit, që rregullon zhvillimin e territorit në lidhje me komunikimet elektronike sipas praktikës së Bashkimit Europian, kanë parashikuar lehtësime në kategori të caktuara punimesh, si ato për mirëmbajtjen e rrjeteve”, tha Karakaçi.

Ministri Karakaçi u shpreh se “Ministria po ashtu ka hartuar në konsultim me publikun dhe me të gjithë aktorët dhe në fakt tani është në fazën e pritjes së marrjes së no-objection nga Komisioni Europian, ligjin e ri për infrastrukturën e gigabit, duke përafruar legjislacionin e ri europian në fushën me koordinim me të gjithë aktorët. Ky projektligj në fakt u prezantua në 14 maj 2026 me të gjitha bashkitë dhe është miratuar dhe nga Këshilli Konsultativ me bashkëqeverisjen vendore”.

Ministria, shtoi ai, përveç gjithë kuadrit ligjor, në fakt ne e dimë që kemi edhe zona dhe territore në Shqipëri të cilat, për shkak të mungesës së një fizibiliteti nga ana e operatorëve ekonomikë, nuk kanë të shpërndarë dhe të zhvilluar rrjet broadband.

“Në kuadër të kornizës të investimeve të Ballkanit Perëndimor, WBIF, Ministria ka përfituar një projekt në lidhje me shtrimin e rrjetit broadband në këto zona, që quhen zona të bardha, të cilat nuk kanë mbulim. Dhe ka një vlerë totale prej 110 milionë euro dhe një grant prej rreth 35 milionë euro të akorduar nga Bashkimi Europian. Dhe çfarë synojmë ne këtu? Të mbështesim ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike broadband në këto zona, duke mbështetur sigurisht politikat e qeverisë për ofrimin e shërbimeve digjitale në të gjithë territorin e vendit dhe zhvillimin e ekonomisë në këto zona”, nënvizoi Karakaçi.

Ministri Karakaçi informoi se “Ministria po ashtu ka mundësuar edhe asistencë për bashkitë nga Bashkimi Europian, me qëllim krijimin e strukturave të duhura brenda bashkive për përmbushjen e detyrave që bashkitë kanë lidhur me zhvillimin e rrjeteve broadband, përsëri në bazë të parimit “gërmo vetëm një herë””.

“Sigurisht që zhvillimi i infrastrukturës digjitale gigabit, ndërtimi i rrjeteve të komunikimit të kapaciteteve të larta, të sigurta dhe qëndrueshme që i përgjigjen kërkesave të të ardhmes, në të gjithë sektorët e ekonomisë, në transport, energji, industri, për autonomizimin e proceseve të biznesit, realizimin e Smart City, ofrimin e shërbimeve elektronike ndërkufitare, kërkon investime të vijueshme”, tha Karakaçi.

Por, shtoi ministri, realizimi i një “shoqërie gigabit” kërkon një rol më aktiv.

“Kërkon një rol më aktiv nga të gjitha bashkitë, aktorët e ndryshëm institucional, entet publike që kanë rol në këtë proces, si për lejet e ndërtimit, si për zhvillimin e këtyre rrjeteve dixhitale, respektimin e afateve ligjore, adoptimin e rregullave transparente dhe objektive. Megjithatë, ne jemi të fokusuar për t’i arritur këto qëllime dhe për të vijuar për të çuar para Shqipërinë drejt këtij transformimi”, tha ministri Karakaçi.

You Might Also Like

Rama pret në Tiranë ambasadorin e ri të Turqisë, kryeministri ndan fotot me Erciyes

Xhafaj: Partneritet me Postën Turke për modernizimin dhe zhvillimin e-commerce

Rinis gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati Cakrani: Akuza e SPAK bazohet mbi supozime

“Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij”, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Berisha: PD plotësisht dakord me kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pamje të rralla të Messit nga palestra: Shikoni si stërvitet në ditëlindjen e tij të 39-të
Next Article Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. Ish-Presidenti: I di vetë ajo veprimet e saj. Ish-bashkëshortja: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?