By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Grupi punues për ndërrimin e emrave të rrugëve do të punojë edhe pa pjesëmarrjen e LSDM-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Grupi punues për ndërrimin e emrave të rrugëve do të punojë edhe pa pjesëmarrjen e LSDM-së
Maqedoni

Kasami: Grupi punues për ndërrimin e emrave të rrugëve do të punojë edhe pa pjesëmarrjen e LSDM-së

admin
Last updated: 04/03/2025 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 4 mars – Grupi punues për emërtimin e rrugëve në Komunën e Tetovës do të vazhdojë me punë, ndonëse grupi i këshilltarëve të LSDM-së njoftoi se po tërhiqet tërësisht nga çdo strukturë dhe organ në komunë që është duke punuar në procedurën për ndryshimin e emrave të rrugëve. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami këtë e theksoi në brifingun e sotëm me mediat, pasi të dielën LSDM-ja njoftoi për vendimin e tyre.

“Grupi i punës mund të marrë vendime me autoritet të plotë sepse ka shumicën e anëtarëve dhe përderisa procesi është brenda ligjit dhe Kushtetutës do të vazhdojë. Nuk dua të politizoj përsëri atë që thash. Unë jam i interesuar që çdo rrugë në Tetovë të ketë një emër dhe çdo shtëpi të ketë një numër”, tha Kasami.

Kryetari i Komunës së Tetovës duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve edhe një herë i është shmangur përgjigjes se sa borxhe ka Komuna e Tetovës, ndërsa arsyetimi ka qenë se kjo kërkonte informacion nga institucionet qendrore si Banka Popullore dhe Ministria e Financave.

Ai njoftoi se paratë nga Banka hungareze e eksportit dhe importit për projektet komunale duhet së shpejti të jenë në dispozicion.

“Sipas njoftimeve, paratë duhet të jenë në llogarinë e shtetit deri në fund të kësaj jave. Një nga projektet është gazsjellësi kryesor, gjysma e të cilit do të realizohet me këtë kredi, për të cilin tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat. Kur të përmirësohen kushtet e motit, operatori që ka fituar tenderin do të duhet të dalë në terren dhe të fillojë punimet e ndërtimit dhe për pjesën tjetër të tubacionit të ujit kemi një grant nga Ministria e Mjedisit Jetësor”, tha Kasami.

Kryetari i Komunës tha se deri në fund të marsit si komunë do të përfundojë edhe me aplikimin për kredi nga Banka hungareze për fondet e planifikuara për vitin 2025.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Orban: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE ecën ngadalë, për këtë nuk është përgjegjëse vendi, por Bashkimi Evropian
Next Article Haxhiu i reagon KPK e ZKPSH e quajtën Kurtin “Kryeministër në detyrë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?