By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Mbështetësit e Taravarit nuk shkojnë te BDI, do të kemi edhe “Badenter”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Mbështetësit e Taravarit nuk shkojnë te BDI, do të kemi edhe “Badenter”
Maqedoni

Kasami: Mbështetësit e Taravarit nuk shkojnë te BDI, do të kemi edhe “Badenter”

admin
Last updated: 12/05/2025 21:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – I pyetur lidhur me një sondazh të publikuar së fundmi, sipas të cilit BDI ka mbështetje prej 12%, ndërsa koalicioni VLEN bashkë me Taravarin gëzon përkrahje prej 13%, nga të cilët 6% shkojnë për krahun e Taravarit, Bilall Kasami theksoi se politika nuk është matematikë e thjeshtë.

“Mbështetësit e Taravarit nuk janë votues që do të shkonin te BDI-ja. Që nga themelimi i partisë së tij, ato vota gjithmonë kanë qenë kundër BDI-së”, u shpreh Kasami në intervistën për “360 shkallë”.

Ai shtoi se lëvizjet e fundit politike dhe strukturat që janë duke u krijuar nuk rrezikojnë shumicën parlamentare, përkundrazi ajo do të forcohet dhe do të mundësojë edhe shumicën e nevojshme për kalimin e ligjeve me të ashtuquajturin mekanizëm “Badenter”.

I pyetur konkretisht se si koalicioni qeveritar synon ta sigurojë shumicën me Badenter, duke pasur parasysh që edhe më herët kanë pasur sfida me të ashtuquajturin “Badenter”, Kasami u shpreh i bindur: “Mund të garantoj që me kombinatorikën e re që po ndërtojmë, do ta kemi Badenterin. Në shumicën qeveritare do të përfshihen edhe më shumë deputetë nga komunitetet tjera etnike në shtet, që janë të domosdoshëm për këtë mekanizëm”, deklaroi ai.

Kasami gjithashtu potencoi se janë në negociata serioze me deputetë nga opozita shqiptare dhe nga radhët e komuniteteve tjera që aktualisht janë pjesë e “Frontit Evropian”.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH po mbanë mbledhje të kryesisë/ Mungon vetëm Zëvendëskryeministri Fetai
Next Article Taravari: ASH vendosi të shkoj në opozitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?