By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Katastrofë, rëndë është” / Qytetarët e Gostivarit flasin për vështirësitë e mungesës se ujit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Katastrofë, rëndë është” / Qytetarët e Gostivarit flasin për vështirësitë e mungesës se ujit
MaqedoniTOP LAJM

“Katastrofë, rëndë është” / Qytetarët e Gostivarit flasin për vështirësitë e mungesës se ujit

admin
Last updated: 20/07/2026 20:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 20 korrik Zhurnal.mk – Ujë në çezma kanë, por nuk guxojnë ta pinë sepse dyshohet se është i helmuar. Kjo është situata në qytetin e Gostivarit. Të anketuar nga Televizioni 21 gjatë ditës së sotme, thonë se ujin për pije e blejnë ose e mbushin në çezmat publike të fshatrave që nuk furnizohen nga ujësjellësi i qytetit.

Sipas tyre, është e vështirë që në këto temperatura të larta të përballen me një situatë të tillë, pasi as enët në shtëpi nuk guxojnë t’i lajnë me ujin e çezmës nga frika e ndonjë helmimi.

“Katastrofë është, nuk e pimë, e blejmë. Duam apo s’duam, jo nga qejfi, por nga zori blejmë. Ujë pa para nuk ka, ujë pa para është i shtetit, por nuk mund ta pimë. Jo vetëm për ta pirë, por as enët nuk i lajmë, se po i lave, është si ta pish. Rëndë është, e blejmë, e pimë, por pastërtia nuk është si ka qenë më parë.”

“Po gjindemi, e blejmë, ka edhe donacione diku. Komunalia nuk ka qenë siç është. A ne e pimë… gruaja do të më mbytë në mbrëmje, i them ‘mos pi se kanalizim është ajo’, ajo thotë ‘jo’. Dhe kjo është që nga fillimi i muajit të gjashtë.”

“S’di, shumë keq është uji. Unë si e si nuk kam ujë, shkoj në fshat e marr me ujë të blerë, se si e si tek unë s’ka ujë, jam me bunar. Jo, jo, ujë pa para nuk ka.”

Erxhil Iseni, zëvendëskomandant i Njësisë Kundër Zjarrit në Gostivar, thotë se deri më tani janë shpërndarë mbi 25 tonë ujë, nga të cilët 12 tonë janë dhënë nga Komuna dhe 13 tonë nga donacionet.

“Për momentin deri tani janë shpërndarë diku 25 tonë ujë i pijshëm. Nga Komuna e Gostivarit kanë ardhur diku 12 tonë ujë për momentin dhe 13 tonë janë donacione nga qytetarët e nderuar të Gostivarit dhe rrethinës. Qeveria për momentin këtu në shtëpinë e zjarrfikësve nuk ka… nuk ka ardhur një litër ujë. Presim, na kanë thënë se do të sjellin për sot, ende s’ka ardhur ujë. Mendoj se në qoftë se e kanë thënë për të prurë, do të sjellin…”, tha Erxhil Iseni

Derisa institucionet kompetente nuk e konfirmojnë cilësinë e ujit, gostivarasit nuk guxojnë ta përdorin ujin nga ujësjellësin.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Qeveria ka marrë vendim për uljen e akcizës për karburantet
Next Article 92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?