By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Katy Perry kërkon miliona nga një veteran ushtarak 85-vjeçar për një rezidencë luksoze në Kaliforni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Katy Perry kërkon miliona nga një veteran ushtarak 85-vjeçar për një rezidencë luksoze në Kaliforni
Showbizz

Katy Perry kërkon miliona nga një veteran ushtarak 85-vjeçar për një rezidencë luksoze në Kaliforni

admin
Last updated: 28/08/2025 08:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ylli i popit, Katy Perry, ka shpjeguar arsyen pse po vazhdon betejën ligjore kundër Carl Westcott, një veterani amerikan 85-vjeçar, nga i cili kërkon një dëmshpërblim prej disa milionë dollarësh. Në seancën e mbajtur në Los Angeles, këngëtarja 40-vjeçare theksoi se kjo çështje nuk lidhet vetëm me paratë, shkruan LADbible.

Perry është përfshirë në këtë proces gjyqësor që nga viti 2020, kur bleu për 15 milionë dollarë (12.8 milionë euro) një vilë të madhe në Santa Barbara nga Westcott. Ajo dhe i fejuari i atëhershëm, Orlando Bloom, kishin planifikuar që aty të rrisnin vajzën e tyre, Daisy Dove. Por, pak pasi marrëveshja u finalizua, Westcott ndryshoi mendje dhe kërkoi anulimin e kontratës.

Veterani, i cili vetë e kishte blerë vilën vetëm dy muaj më herët për 11 milionë dollarë (9.4 milionë euro), pretendoi se nuk ishte “në gjendje të plotë mendore” gjatë procesit të shitjes. Ai vuan nga sëmundja Huntington, një gjendje trashëgimore që prek lëvizjen, mendimin dhe humorin. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale pak para shitjes dhe ishte nën efektin e disa medikamenteve të forta. Për këtë arsye, ai kërkoi që kontrata të shpallej e pavlefshme.

Foto: Katy Perry/Instagram

Megjithatë, gjykata vendosi në favor të çiftit të famshëm. Sipas gjyqtarit, provat tregonin se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, Westcott ishte “i kthjellët, i përqendruar dhe racional”. Në maj të vitit të kaluar, prona u transferua ligjërisht në një kompani në pronësi të Katy Perryt.

Por beteja ligjore nuk përfundoi këtu. Këngëtarja ngriti një padi kundër Westcott, duke kërkuar 3.25 milionë dollarë (2.79 milionë euro) dëmshpërblim për pamundësinë e dhënies me qira të vilës nga shtatori 2020 deri në mars 2024. Përveç kësaj, ajo po kërkon edhe 2.29 milionë dollarë (1.96 milionë euro) të tjerë, duke argumentuar se prona prej 836 metrash katrorë duhet rikthyer në gjendjen fillestare.

Foto: Katy Perry/Instagram

Në një seancë të zhvilluar përmes Zoom-it, Perry u pyet nëse nga ky proces do të fitonte “para apo diçka tjetër”. Ajo u përgjigj: “Po… drejtësinë”.

Kur avokati i Westcott e pyeti drejtpërdrejt për paratë, këngëtarja tha: “Nëse çështja nuk shkon në favorin tim, unë humbas. Mund të humbas para, të paguaj avokatët, të humbas të ardhurat nga qiraja – të gjitha bashkë”.

Foto: Katy Perry/Instagram

Në gjykatë u zbulua gjithashtu se Westcott kishte marrë vetëm 9 milionë dollarë (7.7 milionë euro) nga çmimi i shitjes, ndërsa avokati i tij pyeti se kush do të paguante pjesën tjetër. Perry u përgjigj: “Mund të jetë një kombinim mes meje dhe Orlandos. Ne jemi familje për gjithë jetën”.

Ndërkohë, Perry dhe Bloom njoftuan në korrik ndarjen e tyre, duke deklaruar se gjatë muajve të fundit kishin ndryshuar mënyrën e marrëdhënies për t’u fokusuar te prindërimi i përbashkët. Ata theksuan se rritja e vajzës së tyre me dashuri dhe respekt do të mbetet gjithmonë prioriteti i tyre kryesor.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë
Next Article Gjysma e të rriturve në MB shqetësohen se Inteligjenca Artificiale do t’ua marrë ose ndryshojë punën, zbulon një sondazh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?