By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Kauza fetare parazgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > ​Kauza fetare parazgjedhore
Opinione

​Kauza fetare parazgjedhore

admin
Last updated: 27/03/2024 10:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Dijana Toska

“Kjo frymë parazgjedhore politiko fetare me moton “Jo Rusisë” e “ Ndryshimi po vjen” në fakt më shumë i gjason një beteje për Reis Ulema të Bashkësisë Islame dhe imamëve të xhamive se një gare zgjedhore demokratike presidenciale e parlamentare”, shkruan veprimtarja Dijana Toska

Në llogarinë e saj në Facebook, Toska tha se muaji i shenjtë i Ramazanit rastësisht u përputh me kohën e zgjedhjeve dhe se kjo po e shpërfaq me tërë arsenalin e saj fenë si të vetmin adut për fitimin e zgjedhjeve.

Toska gjithashtu kritikon edhe partitë politike, për siç tha ajo, shëtitje prej një tempulli fetar në një tempull tjetër dhe shtruarja për çdo natë e iftareve nëpër lokale të ndryshme të qyteteve me militantë partiakë po përçanë njerëzit midis vetes.

Shkrimi i plotë:

Kauza fetare parazgjedhore!

Kjo frymë parazgjedhore politiko fetare me moton “ Jo Rusisë” e “ Ndryshimi po vjen” në fakt më shumë i gjason një beteje për Reis Ulema të Bashkësisë Islame dhe imamëve të xhamive se një gare zgjedhore demokratike presidenciale e parlamentare.

Muaji i shenjt i Ramazanit rastësisht u përputh me kohën e zgjedhjeve dhe po e shpërfaq me tërë arsenalin e saj fenë si të vetmin adut për fitimin e zgjedhjeve.

Shetitja e partive politike prej një tempulli fetar në një tjetër tempull të qytetit tjetër, shtruarja për çdo natë e iftareve nëpër lokale të ndryshme të qyteteve me militant partiak duke ndarë e përçarë njerëzit midis veti, jo vetëm që është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut por edhe një blasfemi e llojit të posaçëm e cila jo vetëm degradon fenë, por, nënçmon besimin në Zot.

Në këtë Ramazan të privilegjuarit e Zotit qenkan vetëm militantët partiak, vetëm ata kanë mundësinë që ta shijojnë luksin e të shijuarit të iftarit bashkë me mendjendriturit e politikës, ndërsa ne të tjerët që vazhdojmë tradicionalisht ta presim Iftarin në gjirin familjar pa e reklamuar Zotin me lloj lloj selfie e fotografi ne mediume partiake, pastaj një shtresë tjetër e cila nuk agjëron, pastaj një shtresë tjetër e kombit shiptar që i takon religjioneve të tjera e që Zotin e mbajnë për vete në ndërgjegjjen e vet, a thua ku jemi Ne, në hesapet e llogarive partiake, apo nuk konsiderohemi njerëz dhe kandidat potencial për të votuar në këto zgjedhje?.

Kjo frymë parazgjedhore e koalicionimeve johomogjene programore por e ndërtuar vetëm e vetëm për interese të ngushta partiake e personale, ku përherë të parë në historinë e zgjedhjeve në trojet shqiptare i ipet përparësi Fesë para vlerave kombëtare është një sinjal ogurzi për përcaktimin tonë të përgjithshëm strategjik kombëtar euroatlantik.

Liria fetare është një nga të drejtat më themelore të njeriut, që për t’u realizuar, kërkon ndarjen e shtetit nga institucionet fetare. Mirëpo, shkalla në të cilën liria fetare është e mbrojtur dhe e garantuar ndërkohë zbulon gjithmonë diçka rreth karakterit të shoqërisë dhe shtetit.

Pushteti shtetëror është i ndarë nga organizatat fetare, dhe se parimi i shekullarizmit pranohet si parim i mosndërhyrjes së institucioneve shtetërore në kompetencat e organizatave fetare, dhe anasjelltas. Shekullarizmi shprehet edhe përmes ndalimit kushtetues për përfshirjen dhe ndërhyrjen thelbësore të organizatave dhe komuniteteve fetare në çështje që janë në kompetencën e shtetit këto janë stantarte universale dhe euro-perëndimore.

Bixhozi ka qenë gjithmonë vlerë e shtuar e të bërit politikë në këtë shtet të padefinuar mirë as me kushtetutë e as me përcaktim strategjik nga të dyja palët, si ajo maqedone edhe ajo shqiptare. Herë nga perendimi e herë nga lindja, herë nga Bullgaria e herë nga Srbija në të cilën fituesi i lojës merr nga humbësi pushtetin dhe parat.

Prandaj, ky imazh i juaji parazgjedhor cënon rëndë lirinë e fesë në një shtet laik, dëmton rëndë vlerat kombëtare dhe moralin shoqëror është një lojë fati ku po luhet bixhoz me ndjenjat fetare e kombëtare.

Nëse përmes Ramazanit po kërkoni ryshfet nga Zoti dhe kërkoni fatin e juaj në zgjedhje atëherë të ju përkujtoj se me Sheriat të gjitha lojërat e fatit janë të rrezikshme për individin dhe shoqërinë, ato janë vetvetiu krim dhe hyrje për shumë krime të tjera.

Paçi mëshirën e Zotit!

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ZHURNAL demanton Shaqir Fetahun: mos manipulo medresantët me vendim “fantom”!
Next Article Gjykata Kushtetuese ka hapur 15 lëndë me iniciativë të saj, në fokus puna e disa komunave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?