By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kazani me ajvar në ambiente të hapura mund të dënohen me deri në 1.000 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kazani me ajvar në ambiente të hapura mund të dënohen me deri në 1.000 euro
Maqedoni

Kazani me ajvar në ambiente të hapura mund të dënohen me deri në 1.000 euro

admin
Last updated: 07/10/2026 19:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor argument.mk/ – Përgatitja e ajvarit dhe ushqimeve të tjera dimërore në oborrin e shtëpisë nuk është e ndaluar, por mënyra se si përdoret zjarri i hapur mund të jetë bazë për gjobë.

Sipas Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, një person fizik mund të dënohet me gjobë prej 1.000 eurosh në kundërvlerë denarësh nëse, gjatë përdorimit të zjarrit të hapur, rrezikon mjedisin përreth ose krijon rrezik për shkaktimin e zjarrit.

Pas rasteve në Vollkovë të Shkupit dhe në Strumicë, ku policia ka dalë në terren pas raportimeve për ndotje të ajrit dhe tym të madh, janë rikthyer në vëmendje edhe dispozitat ligjore që rregullojnë përdorimin e zjarrit të hapur.

Në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston një dispozitë e veçantë që ndalon përgatitjen e ajvarit në oborr.

Megjithatë, Ligji për Mbrojtje dhe Shpëtim përcakton se gjatë përdorimit të pajisjeve, mjeteve dhe zjarrit të hapur, qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë që të mos rrezikojnë mjedisin përreth, të mos shkaktojnë zjarr apo shpërthim, por as ndotje të ajrit.

Për mosrespektimin e kësaj detyrimi parashihet gjobë prej 1.000 eurosh në kundërvlerë denarësh për person fizik.

Rregulla të tjera vlejnë kur përgatitja e dimnicës bëhet në hapësira publike. Ndezja e zjarrit dhe vendosja e kazanëve në trotuare, rrugë, parkingje, sipërfaqe të gjelbra dhe vende të tjera publike mund të jetë objekt edhe i rregullave për pastërtinë publike dhe rendin komunal.

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të aktiviteteve të saj parandaluese, u bën rregullisht apel qytetarëve që të mos ndezin zjarr në hapësira të hapura në mënyrë që mund të shkaktojë zjarr dhe t’i raportojnë rastet kur ekziston rrezik.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria
Next Article Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?