By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërcënimet e Vuçiqit, Erhard Buhler: Është shumë i zoti për eskalim të situatës, por nuk do të shkonte aq larg sa të sulmonte Kosovën  
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërcënimet e Vuçiqit, Erhard Buhler: Është shumë i zoti për eskalim të situatës, por nuk do të shkonte aq larg sa të sulmonte Kosovën  
Maqedoni

Kërcënimet e Vuçiqit, Erhard Buhler: Është shumë i zoti për eskalim të situatës, por nuk do të shkonte aq larg sa të sulmonte Kosovën  

admin
Last updated: 02/04/2024 09:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka deklaruar se Kosova është në një situatë të rehatshme në aspektin strategjik dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim real, prandaj sipas tij qytetarët nuk kanë arsye të frikësohen.

Megjithatë, ai theksoi se është shqetësuese lufta hibride e Rusisë në Evropë.

“Ne duhet të jemi të qartë se Rusia po ndërmerr një fushatë të luftës informative kundër Perëndimit, dhe po përpiqet që të destabilizojë shoqëritë tona me anë të dezinformatave, me atë që quhet luftë hibride dhe po përpiqet që të ndikojë edhe të Serbia që të bashkëngjitet në këtë luftë hibride”, deklaroi Buhler për RTK-në.

Duke folur lidhur me sulmin e Banjskës, ish komandanti i KFOR-it tha se ka qenë një sulm terrorist dhe se kur ka parë pamjet nga trajnimet që ky grup kryente në Serbi, i është kujtuar edhe vendi ku janë kryer këto trajnime për sulmin në Banjskë.

Ai thotë se një sulm tjetër terrorist nuk është i mundur pa njohurinë e institucioneve të sigurisë të Serbisë apo edhe të vet regjimit në Beograd.

“Duhet të shohim anën pozitive. Policia e Kosovës është aq mirë e trajnuar që të mund të ballafaqohet edhe me sulme të tilla të mëdha terroriste apo kriminale. Por nëse e shohim atë pamjen e gjerë sa i përket kërcënimit nga Serbia, unë po flisja për situatën e rehatshme strategjike ku Kosova gjendet aktualisht.

Kosova ka forcën e NATO-s, gjashtë mijë ushtarë të KFOR-it brenda saj. Ju mund të argumentoni se mund të mos jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi më të gjerë, por kur flas për situatën e rehatshme strategjike, nënkuptoj që më së pari ekziston Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe kjo i jep KFOR-it mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurt në Kosovë”, deklaroi Buhler.

Ish komandanti i KFOR-it mes tjerash foli edhe për deklaratat kërcënuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Ai tha se është e papranueshme që një shtet evropian ta kërcënojë një shtet tjetër evropian.

“E di që është shumë i zoti me eskalim por nuk do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën më të vërtetë”, deklaroi gjenerali Buhler.

Ndër të tjera, ai theksoi se është i sigurt se e ardhmja e ushtrisë së Kosovës është në NATO.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqiptohen 153 masa në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shofer
Next Article Kandidatët presidencialë do ta nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?