By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërstevska: Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme, të gjitha pretendimet e të akuzuarit Palevski janë të pabaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërstevska: Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme, të gjitha pretendimet e të akuzuarit Palevski janë të pabaza
Maqedoni

Kërstevska: Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme, të gjitha pretendimet e të akuzuarit Palevski janë të pabaza

admin
Last updated: 27/01/2025 12:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme, të gjitha pretendimet e të akuzuarit Lupço Palevski -Palço janë të pabaza, deklaroi prokurorja publike Zhaklina Kërstevska.

Sipas Kërstevskës, është e qartë se i akuzuari Lupço Palevski kërkesën e parashtruar për përjashtim e ka shfrytëzuar për të paraqitur të gjitha pretendimet e tij që në parim i shkojnë mbrojtjes së tij.

“Provat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe duket se me prezantimin e video-incizimeve po i afrohemi pjesës kur opinioni do të informohet për veprimet konkrete të ndërmarra nga i akuzuari Lupço Palevski i cili gjatë gjithë kohës ka mohuar se ka marrë pjesë në ngjarjet në fjalë”, deklaroi Kërstevska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

E pyetur mbi pretendimet në kërkesën për përjashtim se i akuzuari Bore Videvski ka poseduar armë, Kërstevska ka thënë se prokuroria i ka siguruar të gjitha provat dhe të njëjta janë dorëzuar në listën e provave.

“Të gjitha aktivitetet janë ndërmarrë nga prokuroria”, ka thënë Videvski.

Lidhur me deklaratën e mbrojtësit të Palevskit se të akuzuarit e tjerë kanë negociuar me prokurorinë, Kërstevska ka thënë se asnjë mbrojtës nuk ka folur me prokurorinë jashtë aktiviteteve zyrtare.

“Është shumë e çuditshme se si i akuzuari Lupço Palevski i ka procesverbalet e marrjes në pyetje të të dyshuarve Velibor Manev, Bore Videvski, Vlatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski në Prokurori, sepse këto janë dokumente që janë vetëm për prokurorinë dhe nuk janë dorëzuar për mbikëqyrje ose mbrojtje, andaj është shumë e çuditshme se si i ka ardhur deri te të njëjtat dhe i prezanton para opinionit”, tha Kërstevska.

E pyetur nëse do të hetojnë se kush nga prokuroria ua ka dhënë këto dokumente, Kërstevska tha se nuk mund të komentojnë derisa të ndërmarrin aktivitete konkrete për person të caktuar.

“Nëse kemi prova, sigurisht se do të prononcohemi”, ka thënë Kërstevska.

I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Lupço Palevski Palço, në fillim të seancës së sotme, kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Kërstevska dhe të gjithë Prokurorisë Publike të Shkupit, në rastin për shkak të një hetimi të kryer në mënyrë jo të duhur.

Gjyqtari Ivica Stefanovski, gjykimin e shtyu për më 3 shkurt, duke theksuar se duhet t’i lërë hapësirë prokurorit publik republikan Lupço Kocevski duke u shprehur për pretendimet e kërkesës për përjashtim.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Next Article Këtë javë do të ketë terapi deficitare biologjike për pacientët onkologjik, njoftuan Taravari dhe Klekovski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?