By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Maqedoni

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

admin
Last updated: 27/01/2025 12:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Është shtyrë më 31 janar seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, kjo pasi dy avokatët e të akuzuarve, thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe e kanë të pamundur që të vazhdojnë me këtë seancë, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e trupit gjykues Fatime Dërmaku, me këtë rast ka dënuar me 500 euro gjobë, avokatin Ndrec Dodaj, për siç ka thënë ajo të prishjes të qetësisë dhe mos respektim të urdhrit të trupit gjykues.

Avokati Ndrec Dodaj, i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, ka thënë se ka pranuar shkresat para se të hyjë në gjykatë.

“Sot i kam pranuar shkresat e lëndës pak para se të hyjë në gjykatë. Një koleg i imi i ka marr dhe mi ka dorëzuar sot. Në këtë situatë çfarë jemi unë nuk mund të kryej obligimin tim ndaj klientit për përmbajtjen e aktakuzës, se si të deklarohet. Nuk jemi në gjendje që as t’i kundërshtojmë ato shkresa, mua po me vjen keq se në këtë gjendje nuk jam që të këshilloj klientin  se si të vazhdoj. Për mua nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet kjo seancë”, tha Dodaj.

Prokurorja e Javorka Perlinqevic, tha se lënda i është dorëzuar me kohë.

“Me 22 janar 2025 avokati Skënder Gojani e ka marr lënden me pajtimin e avokatit Ndrec Dodaj. Çfarë ka qenë marrëveshje mes avokatit Skënder Gojani dhe Dodaj”, tha ajo.

Avokati Skender Gojani, i të akuzuarit Granit Plavës, ka pranuar se e ka marrë lëndën edhe për Dodajn.

“Ai më tha se kur të shkon për vete merre edhe për mu. Kur kam shkuar në Prokurori i kam thënë Prokurores a mund ta marr ajo tha po. Unë e kam njoftuar avokatin Dodaj të premten dhe ai më tha vij të hënën e marr.  E kam vetë edhe për aktakuzën”, tha Gojani.

Avokati Agron Kuçi, i të akuzuarit Tom Dodaj, ka thënë se sot ka marrë aktakuzën përmes emaili.

“Kam problem me email, sot e kam marr aktakuzën, shkresa tjera nuk kam. Sot si mbrohet nuk mund të deklarohemi në lidhje me fajësinë”.

Kryetarja e trupit gjykues Fatime Dermaku tha se seanca nuk mund të vazhdoj me këtë shqyrtim fillestar.

“Nuk mund të vazhdojmë me këtë shqyrtim fillestar me qenë se avokatët Ndrec Dodaj dhe Agron Kuci. Kjo është hera e parë edhe e fundit që unë e shtyjë që ju nuk i kryeni punët e juaja për çka jeni angazhuar”, , tha Dërmaku.

Prokurorja njoftoi se disa herë e kanë ftuar që të pastroj email sepse email i tij tregonte që është i plotë dhe nuk mund të pranonte shkresa. “5 ditë ai as nuk ka tentuar që t’i marr shkresat e lëndës”, tha ajo.

Kryetarja e trupit gjykues Fatime Dermaku tha se seanca e sotme shtyhet me 31 janar ora 11:00.

“Seancën e radhës të gjithë dua që të jeni të përgatitur”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NP Higjiena Komunale – Shkup ka ngritur afërsisht 50 metra kub mbeturina nga disa deponi të egra në komunat Çair dhe Karposh
Next Article Kërstevska: Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme, të gjitha pretendimet e të akuzuarit Palevski janë të pabaza

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?