By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli italian blen vilën e Musolinit: Rikthimi i saj në duart e publikut, një fitore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Këshilli italian blen vilën e Musolinit: Rikthimi i saj në duart e publikut, një fitore
Bota

Këshilli italian blen vilën e Musolinit: Rikthimi i saj në duart e publikut, një fitore

admin
Last updated: 04/04/2026 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Riccione, 4 prill argument.mk/ – Një këshill italian ka blerë një vilë të Benito Mussolinit ku ai kalone pushimet e tij verore. Këshilli theksoi se një nga arsyet ishte shmangia e rënien se pronës në duart e “nostalgjikëve fashistë”.

Daniela Angelini, kryebashkiake e krahut të majtë të Riccione-s, tha se blerja e Villa Mussolini përmes një ankandi ishte një akt dashurie dhe vizioni dhe se rikthimi i saj në duart e publikut ishte një fitore për të gjithë qytetin.

Këshilli i Ricciones i kishte shmangur konkurrencën nga një blerës privat i cili ishte ish-anëtar i Lëvizjes Sociale Italiane, partisë neofashiste të themeluar në vitin 1946 nga mbështetësit e mbetur të Musolinit.

Vila ka një histori të gjatë. E ndërtuar vetëm pak hapa larg detit në vitin 1893, ajo u ble nga gruaja e dytë e Musolinit, Rachele në vitin 1934. Diktatori fashist shpesh e përdorte vilën për punë qeveritare gjatë qëndrimeve të tij. Familja Musolini e zgjeroi pronën për të përfshirë një kat të tretë, 20 dhoma dhe një fushë tenisi.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së regjimit fashist në Itali, prona kaloi në pronësi publike. Gjatë bumit ekonomik të Ricciones në vitet 1950 dhe 1960, ajo u përdor për qëllime të ndryshme tregtare, duke përfshirë një klinikë veterinare për qen dhe një restorant. Një kryetar bashkie komunist i Ricciones u përpoq ta shembe me buldozer në fund të viteve 1970.

Vila u braktis për vite me radhë përpara se të blihej në fund të viteve 1990 nga banka e kursimeve Cassa di Risparmio e Riminit, e cila e restauroi dhe e hapi atë në vitin 2005 si një vend për ekspozita arti dhe ngjarje të tjera publike, përfshirë dasma civile.

Prania e vilës dhe lidhjet e saj me Musolinin e kanë përçarë prej kohësh Riccionen, me debatin që u rishfaq vitin e kaluar kur fondacioni Cassa di Risparmio vendosi ta nxirrte në ankand. Këshilltarët nga Vëllezërit e Italisë, partia e ekstremit të djathtë e kryeministrit Giorgia Meloni, argumentuan se kushdo që e bleu pronën nuk duhet ta ndryshojë emrin e saj nga Villa Musolini.

Angelini tha se emri do të ruhej, pavarësisht presionit nga disa prej aleatëve të saj për ta ndryshuar atë.

Ajo tha se historia duhej të kultivohej dhe jo të anulohej dhe se ndryshimi i emrit mund të kishte pasur efektin e rrezikshëm të shndërrimit të vilës në një vend për nostalgjikët fashistë.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Alarm për kamerat private, a mund të shfrytëzohen nga Serbia?
Next Article Mbi 40 shtete kërkuan rihapjen e menjëhershme dhe pa kushte të ngushticës së Hormuzit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?