By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 40 shtete kërkuan rihapjen e menjëhershme dhe pa kushte të ngushticës së Hormuzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 40 shtete kërkuan rihapjen e menjëhershme dhe pa kushte të ngushticës së Hormuzit
Bota

Mbi 40 shtete kërkuan rihapjen e menjëhershme dhe pa kushte të ngushticës së Hormuzit

admin
Last updated: 04/04/2026 14:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sana, 4 prill argument.mk/ – Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë të shtunën mbi një projektrezolutë të propozuar nga Bahreini për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit. Dokumenti dënon veprimet e Iranit si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe paralajmëron pasoja për tregtinë globale dhe sigurinë energjetike. Nëse miratohet, rezoluta do t’u lejojë shteteve të përdorin masa mbrojtëse për të garantuar kalimin e lirë në ngushticë, edhe përmes bashkëpunimeve shumëkombëshe detare.

Pavarësisht pretendimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli se kapacitetet ushtarake të Iranit janë pothuajse shkatërruar, Teherani ka vazhduar presionin ndaj Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit, duke goditur sot rafinerinë e naftës Mina al-Ahmadi në Kuvajt me një sulm me dronë.

Autoritetet në Kuvajt gjithashtu bënë të ditur se një sulm iranian ka dëmtuar një impiant desalinizimi. Këto impiante sigurojnë pjesën më të madhe të ujit për vendet arabe të Gjirit dhe një pjesë të konsiderueshme edhe për Iranin.

Gjithashtu, Irani ka goditur edhe qytetin e Haifës në veri të Izraelit, ku deri tani raportohen të paktën gjashtë të plagosur. Sipas autoriteteve izraelite, vala e fundit e sulmeve ka shënjestruar këtë zonë dhe rrethinat e saj. Haifa konsiderohet një pikë strategjike kyçe, pasi është një nga qytetet më të mëdha të vendit dhe strehon rafinerinë kryesore të naftës, e cila përpunon rreth 70% të kapacitetit të përgjithshëm të Izraelit.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur nga Irani pas një muaji bombardimesh intensive, duke paralajmëruar për sulme të mundshme ndaj urave dhe centraleve elektrike.

Në një postim në Truth Social, ai theksoi se ushtria e SHBA-së është më e fuqishmja në botë dhe i bëri thirrje udhëheqjes në Teheran të veprojë shpejt. Këto deklarata vijnë disa orë pasi Iran kreu sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izrael dhe vendeve të Gjirit, në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli italian blen vilën e Musolinit: Rikthimi i saj në duart e publikut, një fitore
Next Article Ekipet e shpëtimit në mision për ta gjetur aviatorin e avionit të rrëzuar amerikan në Iran
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?