By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore! A mund ta furnizojnë aleatët Kievin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore! A mund ta furnizojnë aleatët Kievin?
Bota

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore! A mund ta furnizojnë aleatët Kievin?

admin
Last updated: 19/04/2024 10:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.

Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.

Sipas Zelenskyt, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.

Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelensky.

Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, javët e fundit ka rritur presionin ushtarak ndaj shtetit fqinj dhe përmes sulmeve ajrore ia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet.

Sipas informacioneve që Zelensky prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot – të prodhimit amerikan – secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase. Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.

Qeveria gjermane veçse ka njoftuar gjatë fundjavës së shkuar se do t’i japë Ukrainës edhe një sistem Patriot. Por, edhe nga shtete të tjera pritet të bëhen zotime të tilla, përfshirë edhe Spanjën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve./ rel

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Qoku: Struga dikur djep i kulturës dhe i dijes, sot është bërë i “listave të zeza”
Next Article Frontit Europian / Ilir Hasani: Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?