By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit
Maqedoni

KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit

admin
Last updated: 09/08/2024 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” nëse institucionet e Kosovës i kërkojnë që të largojë praninë e saj nga ura mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, që derivon nga Kombet e Bashkuara, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë edhe përmes pranisë fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonën përreth”, tha një zëdhënës i KFOR-it për Radion Evropa e Lirë.

KFOR përsëriti qëndrimin se nuk do të ngurrojë që të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ndërkaq, ditëve të fundit autoritetet në Kosovë janë duke u bërë inspektime për hapjen e urës.

Një inspektim teknik për fuqinë mbajtëse të urës ishte paraparë edhe me marrëveshjen e arritur Kosovë- Serbi, si hap që duhet kryer para hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve.

Vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment. /Rel

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Orhan Kurtishi merr detyrën e drejtorit në Postat e Maqedonisë së Veriut
Next Article Fermerët e fushës së Maliqit, Denajt: Rrisni referencën doganore për importet bujqësore nga rajoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?