By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut bien dakord për të nxitur bashkëpunimin tregtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kina > Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut bien dakord për të nxitur bashkëpunimin tregtar
Kina

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut bien dakord për të nxitur bashkëpunimin tregtar

admin
Last updated: 31/03/2025 17:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao (D), Ministri i Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë i Koresë së Jugut Ahn Duk-geun (Q) dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë Yoji Muto(M) pozojnë për një foto në Seul, Koreja e Jugut, 30 mars 2025. /Ministria e Tregtisë e Kinës 

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut ranë dakord të dielën për të rritur bashkëpunimin tregtar, gjatë takimit në Seul të ministrave të ekonomisë dhe tregtisë së tre vendeve. 

Në takim morën pjesë Ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao, Ministri i Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë i Koresë së Jugut Ahn Duk-geun dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë Yoji Muto.

Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas takimit, të tre vendet ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në kuadrin rajonal dhe shumëpalësh si Organizata Botërore e Tregtisë, Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal dhe Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor. 

Ata u zotuan të përshpejtojnë procesin e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë (MTL), të zhvillojnë dialog për forcimin e bashkëpunimit të zinxhirit të furnizimit dhe kontrollin e eksporteve, si edhe të thellojnë bashkëpunimin në ekonomitë dixhitale dhe ato të gjelbra. 

Të tre vendet kërkuan gjithashtu përpjekje të përbashkëta për të thelluar bashkëpunimin lokal dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për bashkëpunimin e biznesit.

Duke folur në takim, Wang tha se Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë gjeografikisht të afërta si edhe të lidhura kulturalisht e komercialisht. Ndërkohë bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar i të tre vendeve ka arritur rezultate të frytshme. 

Ai vuri në dukje se nën ndikimin e unilateralizmit dhe përhapjes së proteksionizmit, ekonomia botërore po përballet me presion në rritje.

Si ekonomi të rëndësishme në rajon dhe në botë, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut duhet të mbrojnë së bashku tregtinë e lirë dhe sistemin tregtar shumëpalësh, të kundërshtojnë unilateralizmin dhe proteksionizmin dhe të vazhdojnë të shtyjnë përpara integrimin ekonomik rajonal, në mënyrë që të injektojnë një shtysë të fortë në prosperitetin dhe zhvillimin e ekonomisë botërore, theksoi Wang. 

Zyrtari kinez tha gjithashtu se Kina do të promovojë në mënyrë të palëkundur zhvillimin e cilësisë së lartë dhe do të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme. Kina është e gatshme të ndajë mundësitë e zhvillimit me vendet e tjera në botë, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Japoninë.

You Might Also Like

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Kina përmirëson “kanalin e kthimit“ për tregtinë elektronike ndërkufitare me kthimin ndërkrahinor

Raporti: Markat kineze të teknologjisë, rritje të fuqishme të vlerës së përgjithshme

Kina bën thirrje për armëpushim të shpejtë ndërsa Pakistani sulmon qytetet afgane

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë ndodh tani me Marine Le Penin dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë?
Next Article Mosfunksionimi i rrjetit të hidranteve dhe daljet e bllokuara të evakuimit, problemet më të shpeshta në ndërtesat e banimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?