By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina ndalon një sistem në automjete – jo më vetëm ‘një pedale’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Kina ndalon një sistem në automjete – jo më vetëm ‘një pedale’
Auto

Kina ndalon një sistem në automjete – jo më vetëm ‘një pedale’

admin
Last updated: 11/07/2025 10:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qoftë nën emrin e-pedali i gazit apo “one pedal”, disa marka – nga Tesla te Nissan, nga BMW te Renault – ofrojnë mënyrën e vozitjes me një pedale në modelet e tyre elektrike. Por kjo veçori sapo është ndaluar në Kinë për të gjitha automjetet elektrike.

Vendi lider në prodhimin e veturave elektrike e konsideron vozitjen me një pedale si diçka që i bën shoferët më të paaftë.

Rregullorja e re, e miratuar nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut dhe Administrata Kineze për Standardizim, ndalon funksionin që i lejon makinës të ngadalësojë deri në ndalim të plotë vetëm përmes lirimit të pedalit të gazit, pa përdorur pedalin e frenave.

Ky standard i ri, që do të zbatohet në faza, do të hyjë në fuqi për shumicën e veturave të reja më 1 janar 2026, ndërsa për modelet që janë tashmë në prodhim, do të aplikohet nga 1 janari 2027.

Kujtojmë se shtypja e pedalit të gazit e përshpejton automjetin, ndërsa lirimi i tij shkakton ngadalësim deri në ndalim të plotë. Ky funksion përmirëson efikasitetin e rikuperimit të energjisë, rrit autonominë e makinës, dhe rrit komoditetin e vozitjes, sidomos në qarkullimin urban dhe me shpejtësi të ulët.

Megjithatë, autoritetet kineze besojnë se trajnimet për të vozitur pa prekur pedalin e frenës mund të kenë pasoja të rënda në planin afatgjatë.

Humbja e zakonit për të përdorur frenën mund të çojë në reagim më të ngadaltë nga shoferët në situata që kërkojnë frenim emergjent. Shoferët e mësuar me vozitjen me një pedale mund të mos reagojnë mjaftueshëm shpejt me pedalin e frenës, duke rritur kështu rrezikun e aksidenteve.

You Might Also Like

Volkswagen sjell teknologjinë e veturave në biçikletat elektrike

Jo zhurmë artificiale, Bentley përdor orkestër për tingullin e SUV-it të ri elektrik

788HS i ri është McLaren-i i parë ‘i ri’ për gati dy vjet

Dacia Striker është vetura më e lirë gjithëpërfshirëse në Evropë

Kia përgatit gjeneratën e re të Sportage, shfaqen pamjet e para të prototipit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Duhet të presim deri ditën e hënë – Trump paralajmëron “mesazh të fuqishëm” kundër Putinit
Next Article Mjekët zbulojnë një gjarpër të gjallë duke notuar në barkun e një njeriu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?