By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi bën thirrje për tregti të lirë në samitin e APEC-ut, përpara takimit me Trump dhe Putin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi bën thirrje për tregti të lirë në samitin e APEC-ut, përpara takimit me Trump dhe Putin
BotaKina

Xi bën thirrje për tregti të lirë në samitin e APEC-ut, përpara takimit me Trump dhe Putin

admin
Last updated: 18/11/2026 12:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shenzhen, 18 nëntor, argument.mk/ – Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëroi sot për rrezikun e shtimit të barrierave tregtare dhe bëri thirrje për zgjerimin e tregtisë së lirë, përpara mbërritjes së presidentit amerikan Donald Trump sot në Kinë, ku pritet të zhvillohet një takim mes dy udhëheqësve dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Hapja sjell përparim, ndërsa izolimi çon në mënyrë të pashmangshme drejt prapambetjes”, deklaroi Xi gjatë takimit me përfaqësues të biznesit, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Xi bëri thirrje për forcimin e sistemit ndërkombëtar tregtar, heqjen e barrierave ndaj tregtisë dhe investimeve, si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e inteligjencës artificiale dhe ekonomisë digjitale.

Ai promovoi gjithashtu, Kinën si një destinacion tërheqës për biznesin, duke theksuar se vendi do të vijojë të hapë tregun e tij të gjerë dhe të importojë më shumë mallra dhe shërbime cilësore nga jashtë.

Kina po e shfrytëzon samitin e këtij viti, për të paraqitur veten si një partner kyç në ekonominë globale.

Qyteti pritës, Shenzhen, simbolizon zhvillimin ekonomik të Kinës. Që prej përcaktimit të tij si zonë e posaçme ekonomike, ai është shndërruar në një metropol të teknologjisë së lartë dhe sot është selia e kompanive të njohura si “Huawei”, “Tencent” dhe prodhuesi i automjeteve elektrike BYD.

Megjithatë, vëmendja kryesore e samitit dyditor, pritet të përqendrohet te takimi i planifikuar mes Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Xi pritet të takohet sot veçmas me Putinin, ndërsa bisedimet me Trump janë planifikuar nesër, të ndjekura nga takimi tripalësh.

Trump pritet të mbërrijë sot në Shenzhen. Presidenti amerikan planifikon të diskutojë me udhëheqësit kinezë dhe rusë, mundësinë e reduktimit të arsenaleve bërthamore në shkallë globale.

APEC-u përfshin 21 ekonomi, mes tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën dhe Rusinë, dhe synon të nxisë tregtinë e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit. Samiti zhvillohet çdo vit.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OEMVP në dialog me botën akademike për përgatitjen e kuadrove që i përgjigjen nevojave të ekonomisë
Next Article Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?