By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koalicioni VLEN mbështet mjekët amë: Kapitacioni nga 75 denarë do të rritet në 100 denarë për pacientë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koalicioni VLEN mbështet mjekët amë: Kapitacioni nga 75 denarë do të rritet në 100 denarë për pacientë
Maqedoni

Koalicioni VLEN mbështet mjekët amë: Kapitacioni nga 75 denarë do të rritet në 100 denarë për pacientë

admin
Last updated: 29/01/2025 11:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar  –  Koalicioni VLEN, duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e mjekëve amë, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e kujdesit parësor shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë.

Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Kjo do të luaj rolë edhe në parandalimin e sëmundjeve dhe jo vetëm në shërimin e tyre. Ne do të punojmë me mjekët amë që t’i stimulojnë pacientët që të bëjnë më shumë kontrolle shëndetësore dhe analiza të vazhdueshme sidomos ato në mamografisë për gratë.

Kjo rritje përfaqëson një dëshmi të qartë të përkushtimit të koalicionit VLEN dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të dëgjuar dhe adresuar nevojat reale të mjekëve amë. Është një hap që jo vetëm rrit motivimin e tyre, por gjithashtu kontribuon në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më efikas dhe më cilësor për të gjithë qytetarët.

VLEN zotohet se ky vendim është vetëm një nga masat e shumtë që do të ndërmerren për t’i përmirësuar kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe për të avancuar sektorin shëndetësor në përgjithësi.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me të gjithë aktorët relevantë dhe për të garantuar që kërkesat dhe shqetësimet e mjekëve të merren parasysh në çdo hap të vendimmarrjes. BDI non-grata e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Koalicionit VLEN dhe ministrit Taravarit. Ka kaluar koha e skandaleve në Onkologji, djegies së spitaleve modulare e kushteve mizore në spitale dhe mospërfillja e zërit të mjekëve amë.

Koalicioni VLEN është për një shëndetësi më të fortë dhe më të drejtë! Një shëndetësi të transformuar ku punonjësit shëndetësorë dhe pacientët do të kenë kushte optimale.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FSK më 7 shkurt do të mbajë disa aktivitete në Parkun e Gërmisë
Next Article Mickoski: Kam urdhëruar që të kryhen kontrolle në terren, nuk do të tolerojmë fitim në kurriz të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?