By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koalicioni VLEN shpreh keqardhje për reagimet përplot mllef të BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koalicioni VLEN shpreh keqardhje për reagimet përplot mllef të BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend
Maqedoni

Koalicioni VLEN shpreh keqardhje për reagimet përplot mllef të BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend

admin
Last updated: 05/09/2024 18:55
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Partia në tentativë – Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila për 20 vite nuk arriti të ndërtohet si parti e mirëfilltë politike me identitet dhe idelogji të qartë por ngeli duke bredhur herë majtas e herë djathtas, herë si marksist-leniniste e herë si parti e gjelbërt – varësisht se cilit partner maqedonas në qeveri duhej t’ia plotësonte qejfin, vazhdon me reagimet frustruese dhe me nxitjen e polarizimit të skenës politike në vend.

Këto reagime janë të pritshme dhe të kuptueshme – një strukturë parapolitike e cila për njëzet vite qëllim të vetëm e kishte qëndrimin në pushtet me çdo çmim, e ka të vështirë të përballet me rolin e opozitës dhe akoma më të vështirë të përballet me përgjegjësinë për korrupsionin politik të cilin e kishin kthyer në standard të qeverisjes së tyre.

Si strukturë në krizë të thellë të brendshme, e çorientuar dhe në ankth nga paralajmërimet për zbardhjen e aferave skandaloze korruptive të zyrtarëve të saj, në vend se të fokusohet në reformimin e rradhëve dhe pastrimin e korrupsionit, BDI vazhdon të sillet sikurse është ndonjë faktor relevant në skenën aktuale politike të vendit.

Sa i përket reagimeve lidhur me krizën në paralajmërim që mund ta prodhojë shfuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ia rikujtojmë partisë në tentativë, ose më saktë, partisë së pushtetit të përjetshëm –
BDI-së, këto fakte:

– Së pari, në 20 vitet e fundit shqiptarët në pushtet i ka përfaqësuar
VETËM BDI! Për këtë arsye, PËRGJEGJËSIA PËR DËSHTIMET NË POLITIKAT e qeverisë i takon VETËM BDI-së dhe askujt tjetër!

– Së dyti, BDI-ja, e ka trajtuar pushtetin si pronë të veten dhe e ka keqpërdorur atë vetëm për t’ia siguruar vetvetes dhe funksionarëve të saj të përjetshëm qëndrimin sa më të gjatë në pushtet! Prandaj, pikërisht BDI ka lejuar që Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe të hyjë në zbatim pa u bërë i plotfuqishëm, pa u dekretuar nga Presidenti i vendit, dhe pa u publikuar në Gazetën zyrtare!

– Së treti, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është miratuar në Parlament në kohën e Presidentit Gjorge Ivanov. Për ata funksionarë të BDI-së që kanë memorie të shkurtër, po rikujtojmë se Gjorge Ivanov u bë
President pikërisht duke i falëmnderuar thirrjes publike nga selia e BDI-së të cilën Ali Ahmeti ia drejtoi strukturës së tij për ta votuar Ivanovin!

– Së katërti, kaosi i shkaktuar me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes kaotike dhe parapolitike të BDI-së përgjatë 20 viteve në pushtet! Në këtë kaos do të shtojmë edhe
të gjitha punësimet e bëra formalisht dhe pa status gjatë fushatës parazgjedhore në mënyrë që të blejnë sa më shumë vota; të gjitha avancimet kundërligjore nga ministrat teknikë- përsëri që të blejnë sa më shumë vota; kaosin nëpër ministri; tenderimet kriminalo-korruptive; blerjen e tokave nga ana e funksionarëve partiakë aty ku do të kalojnë autostradat në mënyrë që të pasurohen edhe më shumë nga shpronësimi; blerjen e qendrave tregtare me para të popullit që të pasurohen nipat e liderit; futjen e bixhozit në jetët tona dhe rrënimin e parimeve themelore të familjes së shëndoshë që të bëhen milionera ministra e drejtorë të BDI-së; kaosin në shëndetësi në mënyrë që drejtorat e BDI-së të jetojnë sa më gjatë në kurriz të popullit dhe kjo listë nuk ka kufi.

Shqiptarët, për fat të keq, i ka poshtëruar dhe nënçmuar struktura e
cila thirrej në vlerat madhore të gjakut dhe të dëshmorëve.

Për 20 vite, kjo strukturë që asnjëherë nuk u bë parti, ka marrë mandat në emër të ushtarëve e dëshmorëve, por ka qeverisur në emër të një grupi të funksionarëve të korruptuar. Për të qëndruar në pushtet, kjo strukturë
parapolitike ishte e gatshme që ta ndryshojë stemën e shtetit, lejoi të ndryshojë imazhi i kryeqytetit, aminoi ndryshimin e librave të historisë e shkrimeve të Akademisë së shkencave!

Në fund, kjo strukturë parapolitike, duke qenë në pushtet me LSDM-në, në fillim e shpëtoi nga burgu, e pastaj negocionte kthimin si hero nga ekzili të ish kryeministrit Nikolla Gruevski!

Për këto arsye dhe shumë e shumë të tjera të cilat do të zbardhen në vazhdimësi, Izet Mexhiti dhe shqiptarët që kuptuan mashtrimin kriminalo-korruptiv që po u bëhej e braktisën BDI-në, ndërsa udhëheqësia e saj, nga dëshpërimi, e mësuar me privilegjet e pushtetit, zgjodhi që nga një parti etnike të shndërrohet në parti multietnike! Kriza e identitetit me humbjen e pushtetit din të prodhojë frustracione të rënda.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski – Fidan: Është konfirmuar partneriteti i fuqishëm, Shkupi dhe Ankaraja e përforcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik
Next Article Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?