By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koalicioni VLEN: Shqiptarët nuk do t’ia falin Bujar Osmanit për rastin “Monstra”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koalicioni VLEN: Shqiptarët nuk do t’ia falin Bujar Osmanit për rastin “Monstra”
Maqedoni

Koalicioni VLEN: Shqiptarët nuk do t’ia falin Bujar Osmanit për rastin “Monstra”

admin
Last updated: 27/03/2024 13:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe më parë kur kemi shpjeguar se kush është Bujar Osmani, ka ardhur koha të fillojmë t’i shpalosim skandalet e tij korruptive, por edhe qëndrimet politike që i ka pasur e shprehur ai në të kaluarën. Gabohet shumë nëse ai mendon se ato janë harruar dhe se tashmë askush nuk do t’ia kujtojë se çfarë ka bërë e çfarë ka thënë. Madje, disa nga veprimet e tij nuk do të harrohen kurrë.

Sot po e rikthejmë kujtesën duke i kujtuar qëndrimet e tij të pafalshme për rastin e ashtuquajtur “Monstra”, një rast ky që shkaktoi, fatkeqësisht, plagë të pashërueshme edhe sot e kësaj dite. Atëbotë, po ky Bujar Osmani – në rol të zëdhënësit të BDI-së, doli para kamerave dhe pa fije turpi, pa u skuqur fare e pa pikë ndërgjegje e mashtroi opinionin e tërë. Kështu, në pyetjen se “Ku është njëri nga të akuzuarit e rastit, Haki Haziri, ai tha: ‘Informacionet tona thonë se ai nuk është në asnjë institucion shtetëror. Ai kontakton me familjen e tij dhe me vullnetin e tij bëhet i zhdukur’.”  

Kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse shumë shpejt u bë e ditur se Haki Haziri mbahej nga organet e shërbimit sekret në institucione të fshehta dhe atij i bëhej presion të pranojë të bëhet bashkëpunëtor dhe dëshmitar në rastin e ashtuquajtur “Monstra”. Ndërsa ajo që pasoi më vonë është një kapitull në vete, për të cilën BDI-ja patjetër se një ditë do të duhet të japë përgjegjësi. 

Megjithatë, pyetja që shtrohet është: “A mund t’i besojmë këtij personi që për interesa të ulëta personale e shet çdo gjë kombëtare dhe nuk e ka për dert të mashtrojë pa u skuqur?”.  

Fatmirësisht, shqiptarët nuk harrojnë. Andaj ka ardhur koha që personat e inkriminuar në vepra antikombëtare të dënohen me anë të votës, si instrumenti më i mirë për ta ndarë shapin nga sheqeri dhe mashtruesin nga i ndershmi.

Koalicioni VLEN 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski për partitë që dalin nga pushteti: Kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare, në bazë të së cilës do të funnksionojmë si qeveri e ardhshme
Next Article Mitreski u takua me delegacionin e Komisionit ad-hok të AP-së të KE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?