By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kocevski: Nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore vetë do të tërhiqem, publiku do të vlerësojë nëse do të shkarkohem në mënyrë ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kocevski: Nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore vetë do të tërhiqem, publiku do të vlerësojë nëse do të shkarkohem në mënyrë ligjore
MaqedoniTOP LAJM

Kocevski: Nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore vetë do të tërhiqem, publiku do të vlerësojë nëse do të shkarkohem në mënyrë ligjore

admin
Last updated: 18/02/2025 14:38
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Prokurori publik Lupço Kocevski deklaroi se do të deklarohet për propozimin për shkarkimin e tij pasi Qeveria do ta dërgojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristian Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi t’i shohë bazat e parapara në Ligjin e Prokurorisë Publike. Nëse konstatohet se me të vërtetë ka shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se vetë do të tërhiqet nga funksioni.

“Vendimin ua lë politikanëve. Unë rreptë kam punuar dhe ende do të punoj në bazë të Ligjit. Kushtet nëse janë përmbushur sipas Ligjit për PP, qëndroj në atë dhe le të më shkarkojnë, megjithatë, nëse nuk përmbushen kushtet sipas Ligjit për PP, publiku do të vlerësojë nëse shkarkohem në mënyrë ligjore ose joligjore”, deklaroi Kocevski.

Lidhur me kërkesën e kryeministrit Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski sot në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve Publikë tha se nuk do të komentojë vendime politike.

“Pasi ta marr propozimin nga ana e Qeverisë, t’i shohim bazat që janë paraparë në Ligjin për Prokurori Publike, pastaj do të deklarohem lidhur me këtë. Lidhur me vendimet politike për momentin nuk do të jepja koment”, tha Kocevski.

Kocevski mohoi konflikt të interesave lidhur me pjesëmarrjen e tij në Këshill dhe deklaroi se nuk vepron në lëndë, por kryen punë menaxheriale.

“Në publik duhet të shihet për cilat lëndë kam vepruar jashtëligjshëm që të deklarohem. Unë nuk shkoj në gjykim, nuk vendos në lëndë, kështu që vetëm e kryej kryesisht punën menaxheriale dhe rreth disa çështjeve të caktuara të cilat janë paraparë sipas Ligjit për Prokurori Publike”, tha ai.

Lidhur me kritikat se “ka pasur kohë të dëshmohet”, u përgjigj se Prokuroria Publike është më transparente gjatë 30 viteve të fundit, me mbi 360 kumtesa dhe qindra përgjigje të pyetjeve të gazetarëve vitin e kaluar. Ai paralajmëroi se do të vazhdojë me konferenca për lëndë me interes publik.

Qeveria më 11 shkurt  mori vendim që të fillojë procedurë për shkarkimin e Kocevskit, ndërsa sot në mbledhje duhet të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas çka sipas detyrimeve ligjore, kjo do të dorëzohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Ministria e Drejtësisë, duke vepruar sipas konkluzionit të mbledhjes së 50-të të Qeverisë së RMV-së të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti mori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozim shkarkimin e prokurorit shtetëror publik.

“Gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të një varg skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, marrëdhënie të dëmtuara ndërnjerëzore, veprime të jashtëligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësinë në shkeljen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike”, ishte bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Prokurori shtetëror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore ekzistonin rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tyre, si dhe konfliktit të interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai duhej të dijë dhe duhej të përjashtohej.

Kocevski në Kuvend ishte zgjedhur prokuror i ri shtetëror publik në shkurt të vitit 2024. Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Me stemën, të ndryshohet himni dhe definicioni për gjuhën shqipe
Next Article Mitko Jançev ka marrë kërcënime nga një bashkëqytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?