By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kocevski: Pezullimi i prokurorit Hajrullahi është ligjor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kocevski: Pezullimi i prokurorit Hajrullahi është ligjor
Maqedoni

Kocevski: Pezullimi i prokurorit Hajrullahi është ligjor

admin
Last updated: 21/11/2024 20:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor – Në vendimin për pezullimin e prokurorit të lartë Mustafa Hajrullahi nuk ka ndikuar fakti se ata kanë pasur marrëdhënie të tensionuara gjatë kësaj periudhe, thotë prokurori republikan Ljupço Kocevski, i cili hodhi poshtë akuzat se me prezullimin e Hajrullahit po krijonte precedent, shkel ligjin për prokurorët publikë dhe keqpërdor pushtetin hierarkik.

Këto kritika ndaj Kocevskit i ka drejtuar të hënën anëtarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Keti Petkova, e cila ishte e vetmja kundër pezullimit, por sot nuk ishte e pranishme në seancë dhe nuk u takuan me Kocevskin.

Prokurori republikan thotë se ka vepruar ligjërisht dhe ka pezulluar Hajrullahin për shkak të një hetimi për dy krime të rënda.

Para se të bëhej pjesë e këshillit, Petkova ka qenë avokate në rastin e PSP-së “Post Bank”, një nga rastet nën shqyrtim, pasi prokuroria më e lartë e ka tërhequr ankesën dhe rasti ka pushuar.

Ajo pretendoi se kjo nuk ndikoi në pikëpamjet e saj.

Hajrullahi, nga ana tjetër, kontestoi faktin se prokurorja Lile Stefanova nga ish-PSP është pjesë e ekipit që ushtron kontroll në nivelin më të lartë. Kocevski thotë se në mbikëqyrje nuk ka raste që Stefanova i ka trajtuar më parë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Në ndërkohë, për përgatitjen e raportit të mbikëqyrjes po kalon afat i ri prej 30 ditësh, pasi Kocevski më 13 nëntor kërkoi plotësime për të sqaruar disa çështje që kanë të bëjnë me profesionalizmin, shpejtësinë dhe ligjshmërinë në veprimet e prokurorëve të lartë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vdes Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit
Next Article “Heqja e 20% dhe zëvendësimi me ‘gjuha shqipe’, mbetet kauza e ASh-së edhe më tej” – deklaroi Sela

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?