By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu-kryebashkiakëve: Aplikoni deri më 25 tetor për përfitim financimi nga Fondi Social
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu-kryebashkiakëve: Aplikoni deri më 25 tetor për përfitim financimi nga Fondi Social
Shqipëri

Koçiu-kryebashkiakëve: Aplikoni deri më 25 tetor për përfitim financimi nga Fondi Social

admin
Last updated: 08/10/2024 12:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu u bëri thirrje drejtuesve të bashkive që të aplikojnë për të përfituar nga mekanizmi i Fondit Social, një instrument i rëndësishëm për ofrimin dhe zgjerimin e shërbimeve sociale, por edhe krijimin e shërbimeve të reja.

Gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë, ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja Koçiu u shpreh se Fondi Social ka arritur në këtë periudhë 5-vjeçare të ketë një bilanc të rëndësishëm suksesi si një instrument i rëndësishëm financiar i cili garanton bashkëfinancim mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor për të ofruar shërbime sociale të domosdoshme në territor për grupet në nevojë.

“Nëse do i referoheshim 5 vite më parë, në vitin 2018 ne kishim afro 27 bashki pa asnjë qendër me shërbime sociale komunitare. Sot 61 bashkitë e vendit ofrojnë të paktën 1 shërbim social. Ky Fond mundësoi gjatë 5 viteve ngritjen e 73 shërbimeve për 33 mijë përfitues, në 54 bashki dhe 8 qarqe me 581 punonjës të punësuar”, u shpreh ministrja.

Koçiu vuri në dukej se sipas tipologjive të shërbimit nga Fondi Social, janë mundësuar 18 shërbimeve të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit, 32 qendra multifunskionale të cilat preken të gjitha kategoritë në nevojë, 4 shërbime emergjence kryesisht për gratë viktima të dhunës apo për fëmijët në situata rrisku, 17 shërbime të specializuara në nivel qarku dhe 2 shërbime asistencë për të moshuar në nevojë.

Tashmë është shpallur thirrja e radhës për Fondin Social për vitin 2025, ku mund të aplikohet deri më datë 25 tetor.

“Do të inkurajoja bashkitë të cilat nuk kanë aplikuar nga Fondi Social të aplikojnë dhe të sjellin propozimet e tyre. Janë 15 bashki që nuk kanë aplikuar ende dhe përgjatë këtyre 5 viteve nuk kanë përfituar nga Fondi Social. Do t’i orientonim duke patur në konsideratë faktin që ne sot kemi hartuar dhe kemi gati një hartë digjitale të nevojave për shërbime sociale dhe çdo njëri prej jush mund të bëjë një vlerësim të shërbimeve të munguar apo nevojës për të zgjeruar shërbimet sociale kryesisht me fokus në shëndetin mendor; shërbime komunitare dhe rezidenciale për të moshuar të vetmuar; shërbime për të rritur me spektrin autik dhe paaftësi mbi 21 vjeç; shërbime për gratë dhe fëmijët në situatë risku si dhe forcim i bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve sociale për disa bashki kufitare”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prezantohet Raporti për kujdesin ndaj fëmijëve – Kurti: Pabarazia të luftohet qysh në fëmijërinë e hershme
Next Article 100 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Mirditë, Rama: Strehimi social, përgjegjësi e bashkisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?