By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Skaneri i retinës edhe në Poliklinikën e Vlorës, diagnostikim i hershëm i patologjive të syrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Skaneri i retinës edhe në Poliklinikën e Vlorës, diagnostikim i hershëm i patologjive të syrit
Shqipëri

Koçiu: Skaneri i retinës edhe në Poliklinikën e Vlorës, diagnostikim i hershëm i patologjive të syrit

admin
Last updated: 07/04/2025 12:41
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Poliklinika e qytetit të Vlorës është pajisur tashmë me skanerin e retinës (OCT), një pajisje e teknologjisë më të fundit e vitit 2024.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndërsa ndau lajmin në rrjetet sociale, u shpreh se OCT (Tomografia me Koherencë Optike) është një ekzaminim modern, i shpejtë, i sigurt dhe pa dhimbje, që skanon strukturat e syrit me rezolucion të lartë, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve si glaukoma, retinopatia diabetike dhe degjenerimi makular.

Tashmë, në spitalin Rajonal të Vlorës janë kryer me sukses, ndërhyrjet e para për trajtimin e patologjive të rënda të retinës së syrit. Ministrja Koçiu ka pohuar se “operacionet e para të vitrektomisë po kryhen edhe në spitalet publike”.

Sipas Koçiut, në spitalin rajonal të Vlorës janë kryer me sukses ndërhyrjet e para për trajtimin e patologjive të rënda të retinës dhe corpus vitreum, si shkolitja e retinës dhe hemoragjia vitroretinale.

“Ky është një hap i rëndësishëm për oftalmologjinë në jugun e Shqipërisë duke sjellë trajtime të specializuara më pranë pacientëve”, shprehet Koçiu.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haradinaj takon ambasadorin turk, flasin për intensifikimin e partneritetit në sektorët e sigurisë dhe ekonomisë
Next Article Vendimi për rrymën më 11 prill, zbatimi nga 1 maji, ZRRE-ja arsyeton shtrenjtimin: Pasojë e rritjes së çmimit në bursa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?