By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Spitali i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, strukturë moderne me teknologji të avancuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Spitali i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, strukturë moderne me teknologji të avancuar
Shqipëri

Koçiu: Spitali i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, strukturë moderne me teknologji të avancuar

admin
Last updated: 21/05/2025 09:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamjet nga kantieri i spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku puna po vijon me ritme të shpejta.

Sipas Koçiut, çdo ditë po shkon edhe më pranë përfundimit të një prej investimeve më të rëndësishme në shëndetësi.

Ministrja Koçiu pohon se ky spital do të ketë një strukturë moderne që do të presë shërbimet e kardiokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare dhe reanimacionit, në kushte bashkëkohore dhe me aparatura të teknologjisë më të avancuar.

“Ky spital do të ofrojë jo vetëm standardet më të larta të trajtimit, por edhe kujdesin e jashtëzakonshëm të një ekipi mjekësh profesionistë”, pohon Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Spitali i Kardiokirurgjisë në QSUT do të ketë një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katrorë, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katrorë. Ky spital do të ketë një kapacitet prej 80 shtretërish, 32 në secilin nga katet e shërbimeve. Punimet pritet të mbarojnë brenda muajit qershor dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rikonstruksionin, por edhe me mobilim dhe pajisje të teknologjisë së lartë.

Godina është e organizuar në katër kate. Në katin e parë do të jenë shërbimet të cilat ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike. Po ashtu në katin e parë do të jetë edhe shërbimi i kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë do të jetë blloku operator, ku nga katër salla operatore, tashmë do të jenë pesë salla operatore me kushte më optimale. Në katin e tretë kemi do të jetë edhe shërbimi intensiv, reanimacioni.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Emisari i BE-së Sorensen në Berlin, diskuton për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
Next Article Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?