By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kolona në kufi RMV-Kosovë, BDI: përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kolona në kufi RMV-Kosovë, BDI: përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri
MaqedoniTOP LAJM

Kolona në kufi RMV-Kosovë, BDI: përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri

admin
Last updated: 26/01/2025 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 janar – Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj situatës me kolona shumë të gjata në vendkalimet kufitare nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

BDI thekson se kjo qeveri po zbaton idenë e “botës serbe” për largimin dhe pengimin e qarkullimit të lirë të shqiptarëve ndërmjet të dy shteteve, teksa ka kërkuar urgjent reagim institucional për këtë gjendje.

Reagimi i plotë:

Çfarë fshihet pas pritjeve të gjata që po i bëjnë qytetarët të mendojnë dy herë për të vizituar Kosovën?
Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Kosovë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë.
Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve.
Shkupi dhe Prishtina, dy Kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme.
Është e qartë se pas kësaj situate ka një plan për të ngadalësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy anëve të kufirit dhe siç duket vonesat janë të qëllimshme dhe kane për qellim dekurajimin e lidhjeve te forta e te ngushta mes dy shteteve, posaçërisht te shqiptareve.
Kjo duket si një përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri.
Dhe më e dhimbshmja, partitë me 1% mbështetje janë bërë bashkëpunëtorë të kësaj politike.
Është koha që qytetarët dhe institucionet të reagojnë ndaj kësaj pengese artificiale që po dëmton marrëdhëniet tona vëllazërore dhe po frenon zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet shqiptarëve.
Lëvizja e lirë nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë për popullin tonë në të dy anët e kufirit!

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të ‘pastrojnë’ Gazën
Next Article VMRO-DPMNE: Mafia e vdekjes, shitësit me shumicë Panovski dhe Filipçe nuk duhet të jenë mbi ligjin, të mbajnë përgjegjësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?