By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat
Shqipëri

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

admin
Last updated: 01/10/2026 13:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ –  Këshilli i Legjislacionit shqyrtoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizon vendimin e Kuvendit për mosmiratimin e projektvendimit për ngritjen e komisionet hetimore parlamentar për zgjedhjet e 11 majit të kërkuar nga opozita.

Komisioni synonte kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Damian Gjiknuri, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrues për Kuvendin dhe se tashmë duhet të përcaktohen hapat proceduralë për zbatimin e tij.

“Gjykata Kushtetuese ia ka kthyer Kuvendit, pra e ka shfuqizuar pjesërisht këtë vendim. Kuptohet që ankimi kishte dhe një objekt tjetër, por ai objekt është refuzuar”, tha ai.

Gjiknuri theksoi se në bazë të urdhrit të Kryetarit të Kuvendit dhe Rregullores së Kuvendit, Këshilli i Legjislacionit ka detyrën të shqyrtojë vendimin dhe të përcaktojë mënyrën se si do të procedohet më tej.

“Dihet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm, prandaj Kuvendi do të gjejë modalitetet e nevojshme për të rifutur edhe një herë këtë çështje, por natyrisht ky Këshill i Legjislacionit është Këshill i ngarkuar sipas rregullores së Kuvendit për ta trajtuar atë”, tha ai.

Nga ana tjetër deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, kërkoi që Kuvendi të ndërmarrë sa më shpejt hapat proceduralë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kasos, zbatimi i vendimit është pjesë e përgjegjësisë institucionale dhe lidhet me parimin e lojalitetit kushtetues ndërmjet institucioneve.

“Është përgjegjësi e këtij Kuvendit të adresojë në kohën më të shpejtë, tregon përgjegjësi institucionale dhe hyn në parimin e lojalitetit kushtetues që duhet të kenë institucionet me njëri-tjetrin që theksohet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si në vendimin e shumicës ashtu edhe në mendimin e pakicës, është një parim tejet i rëndësishëm” , tha ai.

Kaso theksoi edhe nevojën për përshpejtimin e procedurave edhe me afrimin e periudhës së re zgjedhore, duke argumentuar se problematikat e evidentuara në zgjedhjet e 11 majit 2025 duhet të trajtohen përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ai theksoi se roli i Kuvendit në këtë fazë duhet të jetë përcaktimi i hapave proceduralë për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, ndërsa përgjegjësitë politike apo ligjore lidhur me zgjedhjet do të jenë objekt i procedurave përkatëse.

“Të gjejmë mënyrën dhe hapat ekzaktë proceduralë se si këtë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese ta bëjmë realitet nëpërmjet detajimit të hapave proceduralë”, tha deputeti demokrat.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Bardhi: Kuvendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për sigurinë kombëtare, mazhoranca bllokoi debatin për SHISH

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Momenti kur Jacob Elordi “u bërtet” paparacëve gjatë shëtitjes në Paris me Kendall Jenner
Next Article Një tjetër goditje për Ronaldon, Portugalia menjëherë ia dorëzoi një lojtari tjetër fanellën me numër 7
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?