By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompania CrowdStrike e cila shkaktoi ndërprerjen globale të rrjetit paditet nga aksionerët e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Kompania CrowdStrike e cila shkaktoi ndërprerjen globale të rrjetit paditet nga aksionerët e saj
Teknologji

Kompania CrowdStrike e cila shkaktoi ndërprerjen globale të rrjetit paditet nga aksionerët e saj

admin
Last updated: 01/08/2024 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kompani në qendër të ndërprerjes globale të IT muajin e kaluar është paditur nga disa prej aksionerëve të saj.

Avokatët pretendojnë se kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike ka mashtruar investitorët duke fshehur të metat me testimin e softuerit të saj.

Bëhet e ditur se padia vjen pasi një përditësim i softuerit nga kompania shkaktoi ndërprerjen e më shumë se 8 milionë kompjuterëve më 19 korrik.

Gjithashtu, përditësimi goditi edhe mijëra biznese në mbarë botën, duke ndërprerë aeroportet, bankat, spitalet dhe transmetuesit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Shefi i CrowdStrike, George Kurtz, u kërkoi falje të prekurve nga përditësimi dhe fajësoi një “bug softueri”, por pranoi se do të duhet “pak kohë” për të rregulluar plotësisht problemet.

Siç raportohet, padia e cila është ngritur në Austin, Teksas, pretendon se garancitë e kompanisë për teknologjinë e saj ishin materialisht të rreme dhe mashtruese.

Ajo vë në dukje se çmimi i aksioneve të CrowdStrike ra për 32% rreth 12 ditë pas ndërprerjes globale, duke larguar 25 miliardë dollarë të vlerës së saj të tregut.

Ankesa ligjore citon deklaratat e Kurtz gjatë një konference në mars, në të cilën ai e përshkroi softuerin e kompanisë si “të vlefshëm, të testuar dhe të çertifikuar”.

Ndërkohë, një zëdhënës i CrowdStrike, tha: “Ne besojmë se këtij rasti i mungon merita dhe ne do ta mbrojmë me forcë kompaninë”.

Padia, e udhëhequr nga Shoqata e Pensionistëve të Qarkut Plymouth në Massachusetts, kërkon dëme të paspecifikuara për ata që ishin aksionerë në kompani midis 29 nëntorit të vitit të kaluar dhe 29 korrikut.

Ndryshe, kompania mund të përballet me padi të mëtejshme për ndërprerjen.

Delta Air Lines është ndër ato që kanë thënë se po shqyrtojnë veprimet ligjore.

You Might Also Like

Xreal hap porositë paraprake për syzet Aura Android XR, çmimi nis nga 1,279 dollarë

Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

Përdoruesit në BE do të presin ende për Siri AI, Apple ka një strategji interesante

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”

Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike
Next Article Honda “ringjall” konceptin e saj të harruar të superveturës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?