By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompensimi i financiar, Kadastra: Garantojmë sigurinë juridike, shpronësohen 420 prona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kompensimi i financiar, Kadastra: Garantojmë sigurinë juridike, shpronësohen 420 prona
Shqipëri

Kompensimi i financiar, Kadastra: Garantojmë sigurinë juridike, shpronësohen 420 prona

admin
Last updated: 10/01/2025 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kadastra Shqiptare njoftoi sot se garanton sigurinë juridike në zbatim të vendimit të marrë nga qeveria të enjten për kompensimin financiar të qytetarëve, për tokat e zëna nga ndërtimet informale.

“Si asnjëherë më parë 2153 pronarë do të kompensohen financiarisht për ndërtimet e legalizuara në tokën e tyre. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e këtyre subjekteve, pasuria e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kadastrës Shqiptare.

Me botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi, çdo qytetar i titullit të pronësisë së objektit, i përfshirë në këtë proces, mund të vijojë me blerjen e parcelës ndërtimore të shpronësuar për të siguruar pronësinë e plotë mbi objektin dhe truallin.

Sipas Kadastrës, vlera totale e kompensimit është 1 miliard e 11 milionë lekë; Sipërfaqja e përfshirë është 88.358,4 m²; Prona që shpronësohen janë 420; Pronarët përfitues janë 2153 qytetarë; Pronarë objektesh të legalizuara, përfitues të parcelës ndërtimore janë 386.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, duke garantuar siguri juridike për të gjithë palët e përfshira.

Kadastra bën të ditur se, përfituesit nga shpronësimet në drejtoritë vendore ASHK – Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamëz-Vorë, Lezhë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier dhe Zonat e Stimuluara, mund të ndjekin procedurën pranë Agjëncisë së Trajtimit të Pronave, për përfitimin e vlerës përkatëse.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti mirëpriti Zëvendës Sekretarin e ShBA-ës, diskutuan për dialogun, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore
Next Article Vota e diasporës, Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?