By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe
Maqedoni

Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe

admin
Last updated: 18/10/2024 12:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Komuna e Gazi Babës në Shkup po vazhdon të injoroj zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare konform ligjit.

Thuajse më shumë se dy vite nga shpallja e rezultateve të regjistrimit të popullsisë, kjo komunë nuk po zbaton gjuhën shqipe, duke filluar nga tabelat, mbishkrimet e tjera, faqja e internetit, por edhe pjesa e dokumenteve, përcjell INA.

Me regjistrimin e fundit të popullsisë të 2021, shqiptarët në këtë komunë dolën mbi 20% të popullsisë, duke plotësuar kushtin e përdorimit të gjuhës së tyre në nivel komunal, derisa deri atëherë ishin 17%.

Kryetari i komunës, Boban Stevkosvski kohë më parë theksoi për INA se po punon në atë drejtim, por nuk dha afate se kur do të ndodhë plotësimi i të gjitha kjo.

I pyetur se përse nuk po vendoset tabela me mbishkrimin në shqip, ai nuk ka ndonjë afat.

Shqiptarët në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale arritën të sigurojnë vetëm 1 këshilltarë (nga BDI), si shkak i përçarjes midis spektrit politik, derisa VMRO-DPMNE numëron 17 këshilltarë, LSDM 7 këshilltarë, E Majta 2 këshilltarë.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve të 2018, institucionet obligohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t’i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t’i shkruajnë ato njësoj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t’i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t’i zbatojnë ndryshimet tërësisht. Por, me këtë komunë kjo nuk ka ndodhur.

Për ata institucione që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të shqiptohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë euro.(INA)

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: BDI-ja 20 vite s’e bëri Ligjin për përfaqësim të drejtë, tani atë do ta propozoj Qeveria
Next Article Komuna e Tetovës: Nga qeveria siguruam 3.8 milion euro dhe jo 1.3 milion

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?