By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Prishtinës dënon ashpër veprimin e Sveçlës: Goditje brutale ndaj vlerave institucionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Prishtinës dënon ashpër veprimin e Sveçlës: Goditje brutale ndaj vlerave institucionale
Maqedoni

Komuna e Prishtinës dënon ashpër veprimin e Sveçlës: Goditje brutale ndaj vlerave institucionale

admin
Last updated: 09/12/2024 13:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sjellja e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ku ai u pa duke demoluar pajisjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Në reagimin e tij publik, Sveçla e arsyetoi veprimin duke deklaruar se kishte për qëllim pamundësimin e një seance “klandestine” që, sipas tij, do të dëmtonte qytetin dhe interesat e tij.

Ndaj këtij veprimi të Sveçlës ka reaguar Komuna e Prishtinës. Në një deklaratë zyrtare, ky veprim u cilësua si një “goditje brutale ndaj vlerave institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve”.

“Dënojmë ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, i cili vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë,” thuhet në reagimin zyrtar.

Komuna tutje thekson se ky nuk është incidenti i parë ku asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë akuzuar për bllokim të proceseve vendimmarrëse në Kuvendin Komunal.

“Prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, përfshirë miratimin e buxhetit, duke krijuar ngërç institucional dhe duke penguar ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët,” theksohet në deklaratë.

Tutje në reagimin e Komunës së Prishtinës thuhet  se Vetëvendosje sot e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve.

“Kjo sjellje është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik. Kërkojmë nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, si për pengesën që iu bë përfaqësuesve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese, ashtu edhe për dëmtimin e pronës publike. Institucionet nuk janë fushëbeteja të interesave të ngushta politike, por baza mbi të cilën qëndron mirëqenia e qytetarëve”, thuhet në reagim.

Komuna shton se veprime të tilla nuk janë vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për stabilitetin tonë si shoqëri demokratike.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përurohet renovimi i tri klinikave në QKUK, Kurti: Jemi pajisur me aparaturë SPECT- CT e vetmja në rajonin e Ballkanit
Next Article Kampionati i Maqedonisë: Nga kryesuesit te të rrezikuarit, gara më dramatike e viteve të fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?