By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konfederata e Sindikatave mirëpret vendimin e qeverisë për krijimin e Inspektoratit Qendror të Punës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konfederata e Sindikatave mirëpret vendimin e qeverisë për krijimin e Inspektoratit Qendror të Punës
Shqipëri

Konfederata e Sindikatave mirëpret vendimin e qeverisë për krijimin e Inspektoratit Qendror të Punës

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 09:25
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) mirëpret dhe mbështet vendimin e Këshillit të Ministrave për krijimin e Inspektoratit Qendror të Punës (IQP) dhe organizimin e tij në një strukturë qendrore dhe pesë drejtori rajonale.

Në njoftimin për shtyp KSSH shprehet se edhe pse ky vendim është marrë pa një proces të plotë konsultimi me partnerët socialë dhe organizatat sindikale, e konsideron krijimin e këtij institucioni si një hap të domosdoshëm dhe një kërkesë të kahershme të lëvizjes sindikale shqiptare.

KSSH vlerëson se organizimi i ri i Inspektoratit është më funksional dhe krijon mundësi për një qasje më efektive në mbikëqyrjen e marrëdhënieve të punës. “Megjithatë, reforma institucionale duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me ndryshime dhe plotësime të legjislacionit të punës, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), duke garantuar pavarësinë funksionale të inspektimit, profesionalizmin e inspektorëve dhe zbatimin e barabartë të ligjit”.

KSSH rithekson se mbështet çdo reformë, institucion apo mekanizëm partneriteti të ndërmarrë nga qeveria, punëdhënësit publikë dhe privatë, për aq kohë sa ai i shërben interesit publik, mbrojtjes së qytetarëve dhe të drejtave të punëtorëve shqiptarë. Institucionet e shtetit duhet të jenë në shërbim të ligjit, drejtësisë sociale dhe interesit publik, e jo në funksion të interesave të ngushta politike apo ekonomike.

KSSH do të vazhdojë të ndjekë nga afër procesin e ngritjes dhe funksionimit të Inspektoratit Qendror të Punës, duke kërkuar përfshirjen e partnerëve socialë në hartimin e akteve nënligjore dhe në monitorimin e zbatimit të kësaj reforme, me qëllim që ajo të sjellë rezultate konkrete për punëmarrësit dhe botën e punës në Shqipëri.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i paqëndrueshëm, rënie e lehtë e temperaturave
Next Article Qendra shëndetësore verore në lagjen muzeale Kala, shërbim për turistët dhe banorët e Beratit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?