Kongresmenia amerikane Vicky Hartzler, në një intervistë të publikuar të mërkurën në Fax News, tha se shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është sipas saj e bazuar në prova.
Zonja Hartzler u shpreh e shqetësuar kur tha se nuk beson se ekzistojnë prova që të çojnë në shpalljen e Berishës non gratë.
“Kam dëgjuar më shumë rreth kësaj çështje teksa kam qenë në Shqipëri. Jam shumë e shqetësuar për këtë, sepse duket sikur nuk ka prova që të t’i japin atij një status të tillë”, tha zonja Hartzler.
Duke shtuar se “prandaj kjo nuk është e drejtë”, zonja Hartzler paralajmëroi se pas zgjedhjeve ky ndëshkim mund të anulohet:
“Shpresoj që me administraten e re të kemi një Sekretar Shteti të ri dhe kjo gjë të përmbyset”, tha zonja Hartzler.
Politikania amerikane, më shumë se 12 vjet kongresmene – që nga 2011, u shpreh me tone kritike edhe për axhendën e takimeve të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, i cili si kurrë më parë një zyrtar amerikan, shpërfilli totalisht opozitën.
Hartzler ishte kritike rreth faktit që Antony Blinken nuk shkoi në Parlamentin e Shqipërisë e as nuk takoi asnjë opozitar.
“Jam e zhgënjyer që ai e bëri këtë gjë, sepse mendoj se të gjithë zërat në Shqipëri duhet të dëgjohen”, tha ajo.