By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kontrollet” rrisin për 1 mijë për qind shitjen e aparateve kundër zjarrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Kontrollet” rrisin për 1 mijë për qind shitjen e aparateve kundër zjarrit
Maqedoni

“Kontrollet” rrisin për 1 mijë për qind shitjen e aparateve kundër zjarrit

admin
Last updated: 26/03/2025 18:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Pronari i kabaresë nga Kumanova, i cili gjatë kontrolleve të përforcuara u kap teksa po fuste brenda objektit aparate kundër zjarrit, nuk është i vetmi që e bëri këtë. Përfaqësuesit e kompanive që merren me shitjen e aparateve kundër zjarrit, thonë se pas paralajmërimeve për kontrolle të përforcuara, 80 për qind e subjekteve juridike kërkojnë të blejnë pajisje kundër zjarrit. Ata nënvizojnë se konsumi i aparateve është rritur për minimumi 1000 për qind.

“Momentalisht konsumi është rritur për minimumi 1000 për qind, madje e ekzagjeroj nëse them edhe 10 mijë për qind. Importohen pajisje nga gjithkund tekstualisht, dhe askush nuk e kontrollon atë se çfarë pajisjesh futen në shtet, me çfarë sigurie, sepse shihet qartë se shërbimet inspektuese nuk e kryejnë si duhet punën e tyre. 80 për qind e subjekteve juridike, kërkojnë pajisje, të blejnë pajisje. Doli se në shtet 80 për qind e subjekteve juridike nuk i plotësojnë kriteret. Tregova se pasojë e çka-it është, me 11 inspektorë, nuk mund ta mbuloni të gjithë shtetin, sado që të dëshirojmë”, deklaroi Goran Angellovski, pronar biznesi.

Angellovski thotë se nga konsumatorët ka dëgjuar se në treg ka rritje të madhe të çmimeve të aparateve kundër zjarrit dhe bën thirrje të mos keqpërdoret situata.

“Këto janë zëra që i dëgjoj gjatë gjithë kohës, nëse janë të vërteta, nuk e di nuk mund ta them me siguri, por shumë konsumatorë që janë drejtuar tek ne për të blerë për miqtë e tyre, kolegë, të furnizojnë ndërtesa dhe kështu me radhë, më kanë thënë se një kabinet hidranti 7700 apo 8000 denarë, kur ne për disa vite, edhe sot të njëjtin kabinet e shes me 3500, 3600, 3700 denarë aq sa është çmimi real në treg dhe sa duhet të jetë, që të mundet secili të blejë dhe të mos keqpërdoret situata, siç është për momentin”, tha Goran Angellovski, pronar biznesi.

Tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan ku humbën jetën 59 persona ndezi alarmin. Në këtë diskotekë u konstatuan një sërë parregullsish në pjesën e sigurisë nga zjarret, pas çka institucionet “përveshën mëngët” dhe kontrolluan qindra objekte gastronomike ku konstatuan shumë parregullsi dhe hoqën shumë licenca.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritje e ndjeshme e tregut të aksioneve
Next Article Gërvalla shkruan për njohjen e Kosovës nga Kenia, injoron krejtësisht Pacollin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?