By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kos: Anëtarësimi në BE, Shqipëria mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kos: Anëtarësimi në BE, Shqipëria mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027
Shqipëri

Kos: Anëtarësimi në BE, Shqipëria mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027

admin
Last updated: 27/03/2025 14:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet në një vizitë disaditore në Slloveni.

Në një intervistë për median sllovene “RTV SLO” Kos foli për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që përballet Bashkimi Evropian.

Në një nga postimet e saj në X, Kos theksoi vlerat e demokracisë, solidaritetit dhe shtetit të së drejtës.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian ishte një çështje gjeopolitike dhe jo vetëm një proces teknik – duke shtuar se Shqipëria mund të kalonte vijën e finishit deri në fund të vitit 2027.

“Ballkani Perëndimor është në plan të parë. Personalisht, më dhemb shumë që procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndodhur për kaq shumë vite”, tha komisionerja e BE-së.

“Dy vende janë në krye, njëri është Mali i Zi, me të cilin mund të përmbyllim negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe më pas varet nga shtetet anëtare se sa kohë do të duhet për ratifikimin”, tha Kos.

“Aktualisht, Shqipëria është në vendin e dytë, e cila mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.

“Rreth një mijë njerëz punojnë për një vend kandidat në Bruksel, nga të gjitha fushat. Këto janë aftësi teknike, por në fund do të vendosin shtetet anëtare”, tha Kos.

“Dhe jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit, pasi nuk mund ta imagjinoj që pas të gjitha negociatave në një shtet anëtar, të themi jo dhe se nuk e duam këtë vend në Bashkimin Evropian. Ne gjithashtu do të duhet të bëjmë shumë punë në këtë fushë”, tha ajo.

Kos tha se kjo ishte hera e parë që po zhvilloheshin negociata me një vend në luftë – Ukrainën dhe se forcat e jashtme po përpiqeshin të pengonin procesin e zgjerimit.

Ajo vlerësoi se BE-ja duhej t’i përgjigjej edhe çështjeve të sigurisë, mbrojtjes dhe stabilitetit global.

Kos tha se beson se Serbia ishte në stanjacion në rrugën e saj evropiane dhe se protestat tregonin se populli dëshironte ndryshim.

“Serbia është në stanjacion në rrugën e saj evropiane” tha Kos pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç, në Bruksel.

Pas protestave masive, Kos tha se BE-ja ishte me popullin. “BE do të japë 16 milionë euro shtesë për organizatat jo-qeveritare në Serbi”, tha Kos.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama sipërmarrësve të huaj: Koha të investoni në Shqipëri, potencial dhe mundësi e jashtëzakonshme
Next Article Programi i PD për bujqësinë, Bardhi: Subvencion për çdo njësi prodhimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?