By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova dhe Italia diskutojnë integrimin në BE, NATO dhe bashkëpunimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova dhe Italia diskutojnë integrimin në BE, NATO dhe bashkëpunimin ekonomik
Kosovë

Kosova dhe Italia diskutojnë integrimin në BE, NATO dhe bashkëpunimin ekonomik

admin
Last updated: 09/07/2026 14:40
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Cirielli.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë procesin e formimit të qeverisë së re.

Bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë edhe bashkëpunimit ekonomik, me theks në intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, rritjen e ndërveprimit ekonomik dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të thellonin partneritetin ndërmjet dy vendeve.

Konjufca e falënderoi zëvendësministrin italian për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, duke theksuar se Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Kosovës.

Sipas MPJD-së, takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar gatishmërinë e të dyja vendeve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

You Might Also Like

Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin

Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë

Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pirdeni: Proces vlerësimi për të rritur eficiencën dhe zvogëluar riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë
Next Article Klubi i madh anglez arrin marrëveshje të plotë për të transferuar Johan Manzambin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?