By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pirdeni: Proces vlerësimi për të rritur eficiencën dhe zvogëluar riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pirdeni: Proces vlerësimi për të rritur eficiencën dhe zvogëluar riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë
Shqipëri

Pirdeni: Proces vlerësimi për të rritur eficiencën dhe zvogëluar riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë

admin
Last updated: 09/07/2026 14:36
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni informoi sot se ka nisur një proces i vlerësimit të riskut në sektorin e shëndetësisë, si për sa i përket riskut të korrupsionit në ofrimin e shërbimit të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve ashtu edhe riskut të korrupsionit në lidhje me menaxhimin e kontratave publike që lidhen me shëndetësinë.

Në konferencën për shtyp, Pirdeni tha se “kjo sfidë na vendos përpara një detyrimi për të marrë në konsideratë faktin që ky është një sektor kompleks, është sektor i cili ka në vetvete dhe gjithashtu një impakt jashtëzakonisht të ndjeshëm tek qytetarët dhe për këtë arsye dhe niveli i prioritetit që ne i kemi dhënë dhe që po i japim këtij sektori dhe vlerësimi të riskut është i një rëndësie thelbësore”.

“Kemi nisur tashmë këtë vlerësim me Institutin e qeverisjes së Bazelit falë një mbështetje të dhënë nga qeveria zvicerane pikërisht duke marrë ekspertizën më të mirë europiane dhe për të evidentuar ato problematika që ne do duam t’i adresojmë në mënyrën më të mirë të mundshme për të rritur eficiencën dhe për të zvogëluar për pasojë dhe riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë”, nënvizoi Pirdeni.

Pirdeni u shpreh se “një tjetër fushë është natyrisht fusha e mbledhjes së së të ardhurave publike sikurse janë tatimet dhe doganat. Një fushë për ne me rëndësi të veçantë por dhe me një nivel të lartë kompleksiteti përsa i përket evidentimit të riskut korruptiv. Pse? Sepse shpesh herë rastet e korrupsionit janë më vështirësisht të evidentueshme në këtë sektor. Duke qenë se dhe marrësi i shërbimit ose ai që është subjekt i veprimtarive inspektuese në këto fusha shpeshherë është dhe përfitues i një veprimtarie korruptive. Do të thotë që shpeshherë kjo është një situatë tipike winwin, ku të dyja palët përfitojnë nga një rast tipik potencial korrupsioni”.

Për këtë arsye, shtoi Pirdeni, dhe ne kemi nisur një proces vlerësimi së bashku me partnerët e projektit BE për mirëqeverisjen për t’u fokusuar në ato çështje të cilat mund të gjenerojnë potencialisht risk korruptiv si tek tatimet ashtu dhe tek doganat.

“Fokusi në fakt i fundit për nga radha po në fakt jo nga rëndësia është tek një nga fushat me natyrë horizontale sikurse është prokurorimi publik. E kemi përmendur disa herë dhe e përmendim shpesh herë sepse impakti i riskut korrupsionit nga prokurorimi publik sjell natyrisht një tjetër vlerë që duhet marrë në konsideratë sidomos duke pasur parasysh faktin që të gjithë sektorët kanë nevojë në një formë ose në një tjetër për të blerë shërbime për të prokuruar shërbime”, tha ajo.

Pirdeni u shpreh se “për këtë arsye fokusi ynë ka qenë nga njëra anë jo vetëm modernizimi i gjithë ciliit të prokurimit duke marrë parasysh dhe modelin që po krijohet aktualisht të zhvilluar me inteligjencë artificiale, por ne kemi nisur një proces me agjencinë e prokurorimit publik të evidentimit të atyre flamujve të kuq përgjatë gjithë hallkave të ciklit të prokurimit”.

“Kemi marrë në këtë kuadër një ekspertizë, do të thoja shumë të vlefshme nga partnerët tanë italianë sikurse është Agjencia Kombëtare kundër korrupsionit në Itali, të cilët kanë qenë përkrahë nesh përgjatë gjithë këtij procesi të vlerësimit të riskut. Pra, e gjithë kjo gamë e evidentimit të problematikave, të evidentimit të boshllëqeve, të evidentimit të atyre hapësirave që bëhen shkak për korrupsion janë në vëmendjen tonë të përditshme. Duke qenë të ndërgjegjshëm që natyrisht përtej punës që është bërë përgjatë gjithë këtyre viteve për të konsoliduar ofrimin e shërbimeve publike, për të konsoliduar mbi të gjitha atë formë dhe trajtë të ofrimit të shërbimit publik që nuk ka qenë më përpara sikurse ka qenë shërbimi publik drejtpërdrejtë në mënyrë digjitale në e-Albania”, tha Pirdeni.

Ministrja Pirdeni tha se kjo “çështje e vlerësimit e riskut dhe evidentimit të tij aty ku ai evidentohen janë edhe mbeten pjesë prioritare e vëmendjes tonë”.

You Might Also Like

Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë

Sot dita e 40-të e protestës para Kryeministrisë, tubuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit

“Autori ka qenë shumë njeri korrekt”, e afërmja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

Koncerti i Kanye West, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Tedi Blushi: Presidenti Meta nuk ka nevojë për avokat, pasi s’ka asnjë qindarkë të paligjshme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manasievski: LSDM, Levica dhe BDI po e pengojnë qëllimisht miratimin e Kodit Zgjedhor për shkak të rejtingut të dobët
Next Article Kosova dhe Italia diskutojnë integrimin në BE, NATO dhe bashkëpunimin ekonomik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?