By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova përballet me erëra të forta, raportohen dëme në Deçan, Prizren, Mitrovicë e Drenas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova përballet me erëra të forta, raportohen dëme në Deçan, Prizren, Mitrovicë e Drenas
Kosovë

Kosova përballet me erëra të forta, raportohen dëme në Deçan, Prizren, Mitrovicë e Drenas

admin
Last updated: 13/11/2026 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën nga mbrëmja e së enjtes kanë shkaktuar dëme në disa komuna, ndërsa autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Në Deçan, ekipet emergjente kanë intervenuar gjatë gjithë natës, ndërsa angazhimi për sanimin e dëmeve po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

Komuna ka bërë të ditur se në terren janë ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” dhe Njësisë së Zjarrfikësve, ndërsa po mbështeten edhe ekipet e KEDS-it për sanimin e shtyllave elektrike të dëmtuara në Voksh, Drenoc, Gllogjan, Shaptej, Strellc, Gramaçel dhe vendbanime të tjera.

Dëme nga erërat e fuqishme janë raportuar edhe në Prizren. Në rrugën “Emin Pasha” ka nisur shembja e një shtëpie, ndërsa shqetësime janë ngritur edhe për kulmin e objektit të Administratës Komunale, ku, sipas asamblistit Petrit Hoxhaj, disa pjesë të tij kanë filluar të shkëputen, raporton Telegrafi.

Po ashtu, në rrugën Prizren–Nashec është raportuar për rrëzimin e një shtylle. Për shkak të erërave me intensitet të lartë, Kalaja e Prizrenit është mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, si masë parandaluese për mbrojtjen e tyre.

Ndërkohë, në fshatin Bare të Mitrovicës janë raportuar dëme materiale si pasojë e erërave të fuqishme. Për këtë situatë ka raportuar mediumi lokal Mitropol, por deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi për përmasat e dëmeve dhe numrin e banorëve të prekur.

Edhe në Drenas janë evidentuar dëme në objekte. Sipas njoftimit të komunës, në rrugën “Adem Mulaj”, afër parkingut, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese, ndërsa dëmtime serioze janë vërejtur edhe në kulmin e objektit të çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku i shkëputjes së pjesëve të tjera.

Në anën tjetër, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.

Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme, të sigurojnë sendet në oborre e ballkone dhe të mos parkojnë automjetet pranë drunjve apo objekteve që mund të paraqesin rrezik.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku janë evidentuar dëme, për shkak të rrezikut nga kulmet, shtyllat elektrike, drunjtë dhe materialet që mund të shkëputen nga era.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal
Next Article 70 mijë efektivë në gatishmëri për protestat e nesërme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?