By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova si destinacion investimesh – Kurti prezanton mundësitë për Bosch Rexroth
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova si destinacion investimesh – Kurti prezanton mundësitë për Bosch Rexroth
Maqedoni

Kosova si destinacion investimesh – Kurti prezanton mundësitë për Bosch Rexroth

admin
Last updated: 31/03/2025 15:19
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në panairin “Hannover Messe 2025”, u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në qendër të bisedës ishte “mundësia e investimeve në Kosovë”, ndërsa Kurti e informoi Haack mbi “reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati”.

Gjithashtu, u diskutua “mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale”, ku Kurti theksoi “gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet”.

Për të forcuar më tej bashkëpunimin, kryeministri Kurti e ftoi Steffen Haack që ta vizitojë Kosovën, për të parë nga afër “potencialin për investime që ofron vendi ynë dhe zhvillimin që ka njohur Kosova”.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt
Next Article Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Burimit në komunën e Malishevës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?